Policia serbe heton «nacionalistët» e Bujanocit, shqetësohet «Vatra»

Lëvizja qytetare «Vatra», përmes një kumtese për medie, ka reaguar ndaj kërcënimeve me fillimin e hetimeve të Policisë serbe në Vrajë ndaj disa të rinjve shqiptarë në Bujanoc, të cilët, sipas saj, në mbrëmjen e 11 tetorit të këtij viti me rastin e festës së Kombëtares shqiptare ndaj Armenisë në sheshin e Bujanocit, paskan brohoritur parulla nacionaliste me karakter të urrejtjes ndërnacionale, transmeton Koha.net.




«Vatra» thekson se është kundër çdo dukurie ksenofobe ndaj çdo kombësie, pa marrë parasysh nacionalitetin e tyre dhe shumë mirë i kupton ndjenjat e urrejtjes ndaj ndonjë pakice kombëtare. Por, shton ajo, këtë urrejtje dhe këtë diskriminim është duke e përjetuar në lëkurën e vet në vazhdimësi populli shqiptare në Luginën Preshevës.