Policia prezantoi thirrjet për intervistim për Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiu

Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, në një konferencë të përbashkët për media me Ushtruesin e Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, që po vazhdon të mbahet edhe në këto momente, ka prezantuar dy thirrje të dorëzuara të premten për Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun për intervistimin e tyre në cilësinë e të dyshuarve për hedhjen e gazit në Kuvend, raporton gazetarja e «Kohës Ditore».




Ai i quajti të pabaza deklaratat e Kurtit se policia është e politizuar.