Policia parandalon një sulm ndaj eskortës së kryeministrit

Policia e Kosovës ka identifikuar disa persona të cilët po planifikonin ta sulmonin eskortën e kryeministrit Isa Mustafa.




Në momentin që policia ka kërkuar që të kontrollojë të dyshuarit se çfarë kanë në çantat e tyre, ata i kanë gjuajtur çantat dhe kanë ikur.

Sipas policisë ata po planifikonin që të hidhnin mjete të forta për t’i shpërthyer gomat e veturës së kryeministrit. Ndërkohë burime i kanë thënë KTV-së se në këtë ngjarje janë të përfshirë 5 persona të cilët kanë arritur t’i ikin policisë.

«Patrullat e Policisë që vëzhgon rrugën derisa kalon eskorta e kryeministrit, ka dyshuar në disa persona dhe ka kërkuar t’i legjitimojë, ata kanë rezistuar dhe janë përleshur me policinë duke ikur nga vendi i ngjarjes», ka thënë burimi.