Policia njofton zyrtarisht për sulmin ndaj oficerit në Radavc

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi dërguar mediave pasdite, më në fund ka pranuar zyrtarisht sulmin ndaj një zyrtari të saj policor.

«Me datë 05.09.2015 rreth orës 22:06 , Policia e Kosovës në Pejë është informuar nga qytetarët se në atë zonë ishin vërejtur dy persona të armatosur. Me të pranuar informatën njësitet policore menjëherë janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe në vendngjarje kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme», thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia tregon se gjatë kontrollimit të vendit ku mendohej se ishin të dyshuarit , gjatë ndjekjes së të dyshuarve ka ardhur deri te shkëmbimi i zjarrit me armë zjarri dhe të dyshuarit kanë shtënë në zyrtarët policorë, me ç’rast njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të lehta në shpinë dhe këmbë nga arma e zjarrit, që mendohet të jetë AK 47.

«Zyrtarit policor menjëherë iu është ofruar tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor viktima (oficeri policor) ka pësuar për fat vetëm lëndime të lehta», thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell koha.net.

Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur edhe njësite tjera përkatëse të cilat kanë vazhduar me kërkim të këtyre të dyshuarve. Po ashtu gjatë këqyrjes së vendit ngjarjes hetuesit kanë mbledhur, konfiskuar disa dëshmi që dyshohet se janë përdoruar nga të dyshuarit.

Gjatë ditës, portali Koha.net bazuar në burime të veta kishte raportuar se një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka marrë plagë nga një armë zjarri në orët e mbrëmjes së të shtunës. Doras të kësaj vepre janë tre persona nga një familje – babai, nëna dhe fëmija – ndërsa dyshohet se personi që ka shtënë në policin është shtetas i Shqipërisë, i shpallur më herët në kërkim po nga Policia rajonale e Pejës për shkak të një sulmi tjetër ndaj policëve.

Policia e Pejës, më 15 korrik të këtij viti, pati lëshuar një komunikatë për media në të cilën bënte me dije se është identifikuar personi që kishte sulmuar policinë. Ai quhet Agim Madani nga Tropoja – Republika e Shqipërisë.

Burime të Koha.net bënin me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë një tentim-plaçkitjeje në fshatin Radavc të komunës së Pejës natën e mbrëmshme (pas orës 23), me ç’rast zyrtari policor është plagosur me armë zjarri nga njëri prej kryesve të veprës.

Koha.net që nga mbrëmë ka provuar të marrë një prononcim nga zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj, por i njëjti «nuk ka qenë i informuar për rastin».