Policia në Suharekë arreston vjedhësit e motoçikletave

Zyrtarë policorë në Suharekë, ditën e djeshme, pas një pune hetimore, kanë arritur që t’i identifikojnë e më pas t’i arrestojnë dy të dyshuar të vitlindjes 1996 dhe 1998.




Hazir Berisha, zyrtar për informim nga Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit, ka thënë se të arrestuarit, gjatë orëve të vona të natës së datës 13 shator dhe 23 shtator kanë përvetësuar dy motoçikleta në mënyrë të kundërligjshme.

«Motoçikletat e vjedhura janë sekuestruar nga policia ndërsa të dyshuarit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nën masën e arrestit policor», ka thënë Berisha, raporton Koha.net.