Policia me gaz lotsjellës tenton shpërndarjen e aktivistëve

Me gaz lotsjellës Policia e Kosovës po tenton të shpërndaj turmën e aktivistëve që janë mbledhur para Stacionit Policor Qendra, për të kundërshtuar arrestimin e deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.




Vetëvenndosje ka treguar se «ka filluar intervenimi brutal i Njësive Speciale të Policisë, ndaj qytetarëve të grumbulluar para stacionit policor, në mbrojtje të Albin Kurtit». Ata kanë ftuar

qytetarët që të bashkohen sa më shumë në mbrojtje të Republikës.

Mësohet se nënkryetari i Vetëvendosjes, Driton Çaushi është lënduar, derisa portali koha.net do t’ju mbajë të informuar për ecurin[ e kësaj ngjarjeje.