«Policia maqedonase i keqtrajton refugjatët»

Redaktori i «Tages Anzeiger» Enver Robelli raporton për gazetën e tij drejtpërdrejtë nga vendi i krizës me refugjatët në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë. Intervistë.

Tages Anzeiger: Për shkak të refugjatëve, Maqedonia e ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme. A dihen pasojat e kësaj?

Enver Robelli: Në kalimin kufitar të Gjevgjelisë momentalisht nuk kalon askush në Maqedoni. Kufiri këtu është i mbyllur. Në statcionin e trenit dhe në rrethinë janë të pranishëm shumë policë. Refugjatët sulmohen dhe nganjëherë keqtrajtohen.

Keqtrajtohen?

Refugjatët raportojnë që policia iu ulërinë dhe se janë sulmuar përditë. Edhe organizatat ndërkombëtare janë të merakosura. Ka vlerësime që thonë se aktualisht në zonën kufitare qëndrojnë 3’000 refugjatë.

Domethënë ndërmjet pikave kufitare maqedonase dhe greke? Si duhet parë këtë?

Pikërisht, refugjatët qëndrojnë në tokën e askujt, ndërmjet vendit grek Idomeni dhe Gjevgjelisë në Maqedoni. Dje në Gjevgjeli u bë jashtëzakonisht nxehtë, rreth 40 gradë. Sot, deri më tani është diçka më fllad.

A ka çfarëdoqoftë përkrahje për refugjatët?

Në stacionin e Gjevgjelisë dje ishin të pranishëm ndihmës vullnetarë të cilët kanë shpërndarë artikuj ushqimorë. Ata vijnë nga Çekia dhe thjesht janë nisur për këtu kur kanë mësuar për rrethanat në Maqedoni. Kam parë edhe bashkëpunëtorë të rrjetit për refugjatët të OKB-së. Por, shteti maqedonas vetë nuk ndihmon. Maqedonia para se gjithash është e pranishme me policë dhe ushtarë.

Po në anën greke të kufirit?

Edhe atje aktiv janë ndihmës privatë, si për shembull organizata Mjekët pa Kufi. Ndër të tjera është ngritur një stacion provizor mjekësor. Mirëpo nga ana e autoriteteve greke nuk duket vëtetë diçka.

Përse reagon Maqedonia kaq ashpër ndaj refugjatëve? Ata edhe ashtu nuk dëshirojnë të qëndrojnë në Maqedoni, por sa më parë të dalin UE.

Teoretikisht, refugjatët kanë 72 orë kohë për të kërkuar azil në Maqedoni. Por, këtë nuk e dëshiron askush. Me mbylljen e kufirit, qeveria maqedonase para së gjithash synon të ushtrojë presion mbi Greqinë dhe UE-në. Valët e refugjatëve në Maqedoni ekzistojnë prej muajsh. Ndonëse numri i tyre në ditët e fundit është rritur shumë. Kjo ka të bëjë edhe me gardhin që po ngre Humgaria në kufirin e saj. Dhe refugjatët dëshirojnë të kalojnë në UE mundësisht para përfundimit të tij, aty kua ata shpresojnë për një jetë më të mirë.

Rruga e deritanishme e refugjatëve është ndërprerë për shkak të masave të autoriteteve maqedonase. A ka indikacione se nga do të mund të orientohej tani rryma e refugjatëve?

Për momentin ende jo. Tani për tani më shumë duket sikur situata në rajonin e Gjevgjelisë do të përkeqësohet më tej. Është i mundur edhe ndonjë eskalim. Në stacionin e Gjevgjelisë kam parë një grup refugjatësh, i cili ishte ndaluar nga policia maqedonase dhe thërriste me të madhe OKB-në. Gjendja e refugjatëve është e padurueshme. Në mesin e tyre ka shumë fëmijë, por dhe gra shtatzëna. Për shkak të bllokadës në kufirin e Maqedonisë, ata ndoshta do të shmangen diçka më tutje në veri nga Bullgaria. Por rruga andej është e mundimshme.

Maqedonia dhe pastaj Serbia për refugjatët janë vetëm zona tranziti. Ata dëshirojnë që nga anëtari i UE-së Greqia, nëpër Ballkan të futen përsëri në UE. Pra fjala, para së gjithash, është për një problem të UE-së. Çfarë po bën ajo kundër kësaj?

UE-ja praktikisht nuk është në vendin e ngjarjes. Refugjatët flasin për UE-në në pushimet verore. Ekziston propozimi që të dy vendet më të prekura, Serbia dhe Maqedonia, të ngrejnë kampe refugjatësh me ndihmën e UE-së. Por që të dy vendet e refuzojnë këtë. ks

Fotot: Enver ROBELLI
Intervistoi: Luca De Carli

[Best_Wordpress_Gallery id=”157″ gal_title=”Gjevgjelia”]