Policia konfirmon ndalimin e Kurtit

Policia e Kosovës ka konfirmuar ndalimin e ish-liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të cilin e ka shoqëruar në stacionin policor për intervistim.




«Po, mund të konfirmojmë se sot në orët e mbrëmjes, në hyrje të Prishtinës, në bazë të urdhëresës së dhënë nga prokurori kompetent, njësitet relevante policore kanë ndaluar Kurtin dhe të njëjtin e kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim. Të gjitha veprimet e mëtutjeshme policore do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent», ishte përgjigja e Zyrës për Informim të PK-së për koha.net.