Policia identifikon personat që dëmtuan rrethojat e Qeverisë




Aksioni i sotëm i Lëvizjes Vetëvendosje, aktivistë të së cilës rrënuan rrethojat e ndërtuara ditën e djeshme para objektit të Qeverisë, ka bërë që Policia e Kosovës të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve policore duke identifikuar kryesit e kësaj vepre.

Organet e rendit bëjnë me dije se në ora 16:00 kanë marrë informacionin se në sheshin «Skënderbeu» në Prishtinë një grup prej 30 – 40 personash, kanë dëmtuar pjesërisht rrethojat e objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

«Menjëherë pas informacionit, policia ka dalë në vendin ku është zhvilluar ngjarja dhe njëkohësisht ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve policore me qëllim të ekzaminimit të vendngjarjes, hetimit të rrethanave si dhe identifikimit të personave që kanë kryer aktin», thuhet në njoftimin për media të PK-së.

Ndërkohë që Policia thotë se marrë për bazë rrethanat e sipër cekura, me rekomandimin e Prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar si asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

Policia bën me dije se aktualisht janë duke u kompletuar të gjitha veprimet e nevojshme për të proceduar edhe më tej me hetimin e plotë të rrethanave të rastit.Aksioni i sotëm i Lëvizjes Vetëvendosje, aktivistë të së cilës rrënuan rrethojat e ndërtuara ditën e djeshme para objektit të Qeverisë, ka bërë që Policia e Kosovës të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve policore duke identifikuar kryesit e kësaj vepre.

Organet e rendit bëjnë me dije se në ora 16:00 kanë marrë informacionin se në sheshin «Skënderbeu» në Prishtinë një grup prej 30 – 40 personash, kanë dëmtuar pjesërisht rrethojat e objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

«Menjëherë pas informacionit, policia ka dalë në vendin ku është zhvilluar ngjarja dhe njëkohësisht ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve policore me qëllim të ekzaminimit të vendngjarjes, hetimit të rrethanave si dhe identifikimit të personave që kanë kryer aktin», thuhet në njoftimin për media të PK-së.

Ndërkohë që Policia thotë se marrë për bazë rrethanat e sipër cekura, me rekomandimin e Prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar si asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

Policia bën me dije se aktualisht janë duke u kompletuar të gjitha veprimet e nevojshme për të proceduar edhe më tej me hetimin e plotë të rrethanave të rastit.