Policia e Cyrihut po i mbikëqyr adoleshentët e radikalizuar

Për herë të parë në Zvicër, Policia Kantonale e Cyrihut momentalisht është duke i vëzhguar dhjetë të rinj problematikë për të parandaluar akte terroriste. Një politikan shqiptar i vëzhgon gjithashtu zhvillimet rreth radikalizimit të të rinjëve.

Politikani zviceran me rrënjë shqiptare, Blerim Bunjaku, është i njohur në opinionin zviceran për angazhimin e tij kundër radikalizimit. Foto: zVg

Kantoni i Cyrihut është i pari që ka ngritur një menaxhment të kërcënimit për të rinj. Ideja është zbulimi i hershëm i rreziqeve dhe përmes intervenimit preventiv të garantojë sigurinë në shkolla dhe hapësirën publike, është shprehur për «Sonntagsblick» shefi i intervenimit për të rinj në sektorin e parandalimit në Policinë Kantonale të Cyrihut. 18 persona janë të angazhuar me problemin e të rinjëve 15 deri 20 vjeç. Nga fillimi i 2015-tës janë trajtuar 80 raste, 50 prej të cilave në lidhje me islamizmin. Gjysma e këtyre intervenimeve janë treguar të paarsyeshme, kurse me 25 të tjerë po kërkohet diaogu. Gjithsesi duhet të parandalohet përgatitja aq më pak ushtrimi i sulmeve terroriste në Zvicër.

Janë dhjetë të rinj nga i gjithë kantoni, ndaj të cilëve duhet shumë vigjilencë dhe vëmendje. Dhe institucionet më të lartä për prevencin janë të kënaqura me punën e kantonit të Cyrihut. Protagonisti i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës për St. Gallen Blerim Bunjaku e vëzhgon vazhdimisht skenën e islamistëve dhe flet për një valë të re të radikalizimit. Javëve të fundit ai ka vërejtur që më shumë të rinj se më parë janë të interesuar të shkojnë në «luftën e shenjtë». Dhe në mesin e këtyre ka shumë të konvertuar, të cilët sikur kanë probleme të gjinden në shoqëri. Sipas Bunjakut, këto «outsider» janë shumë të mirëseardhur për islamistët.

Blerim Bunjaku e përshëndet angazhimin më intensiv të policisë për zbulimin dhe identifikimin e radikalëve, por kjo nuk është e mjaftueshme. Sipas tij, për parandalimin e radikalizimit të të rinjëve duhet më shumë punë preventive nëpër shkolla dhe në xhami. Gjithashtu duhet më shumë ndihmë për familjet e të prekurve: Kur të rinjtë befasisht fillojnë të kultivojnë mendime radikale dhe simpatizojnë hapur grupet radikale, ata nuk kanë ide se çfarë të bëjnë. ks