Policia arreston një serb, në Gazivodë kishte naftë jo helm

Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media njofton se dje rreth orës 18:30, në Zubin Potok është ndier një kundërmim në ajër i derivateve – naftës, që ka shkaktuar shqetësim te qytetarët të cilin kundërmim e kanë vërejtur edhe nëpër shtëpi

«Menjëherë pas kësaj zyrtarët policor kanë kryer disa verifikime dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për një derdhje (rreth 100 litra) të substancave kimike e quajtur ‘ Pentan’, e cila ishte derdhur në kanalizimin kryesor të Zubin Potokut», thuhet në komunikatë.

Sipas hetimeve preliminare në këtë rast ishte i involvuar i dyshuari (M. D viti i lindjes – 1982 mashkull serb), i cili edhe është arrestuar.

«Kjo derdhje e këtij lëngu pastaj ka depërtuar në lumin Ibër. Për rastin në fjalë janë njoftuar njësitet relevante duke përfshirë edhe institucionet kompetente për verifikim dhe konstatim të gjendjes, për marrjen e masave të nevojshme dhe të menjëhershme për të verifikuar mundësin përhapjes së substancës së lëngët dhe parandalimin ndonjë rreziku më të gjerë», thuhet në komunikatë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar hapjen e rastit «Ndotja, de gradimi ose shkatërrimi i mjedisit», dhe personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.