Polici në Skenderaj u vra për hakmarrje për vrasjen që e kishte kryer

Polici i vrarë V.G e kishte vrarë në nëntor të vitit 2013 një kandidat për asamble komunale nga radhët e AAK-së, raporton KTV.




Familja e viktimës se vitit 2013 dyshohet se e ka kryer aktin e hakmarrjes me të dalë nga burgu.

Në incidentin me armë zjarri në Skenderaj, ka mbetur i plagosur edhe një 23-vjecar.

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në qendër të Skënderajt sot pak pas orës 17:00.

Burimet e KTV-së marrin vesh që vrasja ka ndodhur për motive hakmarrjeje, për një vrasje që kishte ndodhur disa vite më parë.

Drejtori i Policisë Rajonale për Mitrovicë, Nehat Thaçi, konfirmoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00.

«I vrari ka qenë polic, mirëpo në momentin e vrasjes ka qenë jashtë detyrës dhe se arsyeja është një konflikt ndërmjet dy familjeve», tha Thaçi.

Ai u shpreh se personat e dyshuar për vrasje nuk janë kapur por ata janë në ndjekje nga ana e Policisë.