Policët në uniformë pinë duhan në kafene të mbyllur në Prishtinë [foto]

Rastet e shkeljeve ligjore që Policia e Kosovës i bën, kanë filluar të shpeshtohen kohës së fundit. Ndoshta të tilla veprime kanë bërë edhe më parë, por nuk janë raportuar.




Në redaksinë e portalit Koha.net ka ardhur një fotografi nga një qytetare jo-duhanxhike e cili ka fotografuar një polic duke pirë cigare në ambient të mbyllur.

Ajo nuk ka dashur ta bëjë publik emrin e lokalit, mirëpo ka shprehur brengën se si nuk po respektohet ligji për ndalesën e pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura as nga ata që do duhej të ishin zbatuesit shembullorë të ligjit.

https://i1.wp.com/cms.koha.net/cms/f/u/20150930152834637.jpg?w=696