Polemikë juristësh zviceranë në NZZ për pllakatin «Kosovarët therin zviceranin»

Jo fort moti, një gjykatë e Bernës dënoi dy kuadro të SVP-së me arsyetimin se afishja me titullin ‹Shqiptarët therin zviceranin› është paushalizuese dhe e lëndon një etni në dinjitetin e saj njerëzor. SVP-ja e sheh të kufizuar lirinë e mendimit, pala akuzuese thekson paprekshmërinë e dinjitetit njerëzor

Ndal tutoratit

Nga Gregor RUTZ

Shkëmbimi i mendimeve është thelbi i çdo demokracie. Neni Anti-racizëm po shpërdorohet gjithnjë e më shpesh për t’i ankimuar mendimet e padëshiruara. Kjo e shkatërron demokracinë. Sipas kushtetutës, çdo person ka të drejtën ‹të formojë mendimin e tij, ta shprehë atë lirshëm dhe ta përhapë›. Demokracia e lirë niset nga qytetari i pjekur, i cili është gjendje të gjykojë për mendime të ndryshme dhe t’i kualifikojë ato. Fakti që Zvicra nuk ka pasur ndonjëherë probleme me prirje ekstremiste tregon që ligjërimi demokratik këtu po funksionon. Restriksionet shtetërore në këtë fushë janë të rrezikshme: Gjykimi i shprejhjeve të veçanta, të mendimit bie ndesh me idenë për demokraci në vete. Mu ky është problemi i nenit të kontestuar 21dhe në vazhdim të Kodit Penal.

Të kthehemi pak mbrapa: Në fushatën e vitit 1994 Qeveria shpalli që kritika ndaj ‹politikës së emigracionit dhe azilit› është e mundur edhe përmes Artikullit Anti-racizëm: ‹Një politikë restriktive e emigracionit nuk paraqet ndonjë diskriminim racor.› Ministri Arnold Koller ishte i sigurtë ‹që gjykatësit tanë të drejtën e re do ta interpretojnë dhe zbatojnë mençurisht.› Raste dhe vendime të dryshme e absurde në 20 vitet e fundit, fatkeqësisht, e provojnë të kundërtën. Për pohimin që shqiptarët e Kosovës ‹po manifestojnë një dhunë të paparë deri tani›, në vitin 2005 u dënua një politikan, i cili vetëm në instancën e dytë u shpall i pafajshëm, ndëra statistikat e policisë e mbështesnin pohimin e tij. Një gjykim të ngjashëm i pllakosi para disa javëve përfaqësues të SVP-së, të cilët në një afishe me titull ‹Kosovarët therin zviceranin› rrëfenin një akt të dënueshëm, me ç’rast një kosovar e kishte lënduar rëndë një zviceran. Një kontekst interesant përmbajtësor ndërmjet këtyre rasteve. Fakti që një avokat i involvuar e nënshkruan njëkohësisht një ankesë për të drejtën e votës kundër vendimit për emigrim të shkurtit të 2014-tës dhe këtë e vendos në një marrëdhënie me afishen, tërheq vëmendjen – sidomos në raport me prononcimet e atëhershme qeveritare.

Një parim qëndror penal thotë ‹Nulla poena sine lege› (S’ka dënim pa ligj): E drejta penale duhet të jetë e qartë dhe e njëkuptimshme. Çdo qytetar duhet të mund ta kuptojë se cila sjellje është penalisht relevante dhe shoqërohet me sanksione. Gjithçka tjetër është problematike nga perspektiva e shtetit të së drejtës – sikurse edhe artikulli i paformuluar qartë – 261 dhe në vazhdim i Kodit Penal. Me të drejtë po kritikohet edhe në auditore. Profesori, tanimë i ndjerë, Jörg Rehberg nuk ishte i vetmi që ka folur për një ‹akt ligjor të përpiluar me pak sukses›. Edhe Daniel Jositsch ka kritikuar në ‹Weltwoche› ‹që me padi të stërholluara mund të ushtrohet presion ndaj atyre që mendojnë ndryshe. Nëse në një debat të ndezur çdo fjalë vihet në peshore analitike, kjo thjesht nuk është e denjë për një demokraci.› Një zhvillim i tillë fsheh rrezikun që ‹në vend të prononcimeve rasiste të komprometohet norma shtetërore, e cila duhet ta luftojë të parën›. Dhe mu kjo ka ndodhur. Një arsye më shumë për ta hequr këtë artikull të dëshpëruar.

Gregor Rutz është jurist, Deputet i SVP-së dhe nënkryetar i saj në Kantonin e Cyrihut.

Dinjiteti i paprekshëm

Nga David GIBOR

Disa qarqe pretendojnë që norma shtetërore Anti-racizëm është e padenjë për një shtet të së drejtës. Por, e kundërta është e vërteta. Vlera që mbron kjo normë konform koncepteve dominuese juridike është dinjiteti njerëzor. Ky paraqet vlerën absolutisht më të lartë të një njeriu. Ai është parimi më i lartë konstitutiv i rendit tonë juridik dhe baza themelore e legjitimitetit të shtetit të lirë demokratik. Në konceptin e dinjitetit njerëzor qëndron fryma themelore e idesë së të drejtës. Ai është vlera më e lartë, nga e cila duhet të orientohet i gjithë rendi juridik. Për këto arsye pozicioni i përmendur në hyrje rezulton i paqëndrueshëm.

Më tej, nga i njëjti drejtim në mënyrë vajtuese dëgjohet, që ndalimi penal i racizmit e cënon të drejtën e mendimit. Kjo premisë bie ndesh me kushtetutën dhe i mvesh asaj një kuptim të gabuar. Të drejtat themelore, si ajo e mendimit të lirë, janë të drejta të lirisë së individit kundruall shtetit të garantuara nga kushtetuta dhe e drejta ndërkombëtare. Kushtetuta më tepër kujdeset për atë që çdo e drejtë themelore të mund të kufizohet, nëse konsumimi i njëanshëm i saj ndërhyn joproporcionalisht në të drejtat themelore të të tjerëve. Ndërhrja lejohet vetëm atëherë, nëse nuk cënohet esenca e kësaj të drejte themelore. Thelbi i saj i brendshëm mbetet absolutisht i paprekur.

Kushtetuta dhe e drejta ndërkombëtare në qendër e kanë mbrojtjen e dinjitetit të njeriut. Si një e drejtë fondamentale kushtetuese ajo mbron nga diskriminimi dhe ngëthen kujdesin e njëjtë për secilin njeri në unikalitetin dhe diversitetin e tij individual. Norma e Racizmit e mbron saktësisht këtë dinjitet të njeriut në veçantitë e tij si pjesëtar i një race, etnie apo religjioni. Nga kjo, liria e mendimit kufirin e ka te e drejta absolute e njerëzve dhe koletiveve për t’u trajtuar si të barabartë. Në të vërtetë, të drejtat themelore mund të bien ndesh me të drejta të tjera. Por, në rastin e diskriminimit racor nuk bëhet fjalë për një përplasje të të drejtave themelore, por për atë që të drejtat themelore mund të përdoren për t’ua mohuar ato të tjerëve. Nëse në këtë trajtë një individi apo një grupi i mohohet e drejta e jetës, barazisë ose dinjitetit, prononcimi diskriminues bie në një kundërthënie të pandashme, sepse ai thirret në garancinë e të drejtave themelore, por që këto nuk dëshiron t’ua njohë të tjerëve. Duke qenë se dinjiteti njerëzor përbën vet parakushtin e domosdoshëm dhe rrënjën e të drejtave të veçanta themelore, midis asaj dhe atyre të drejtave themelore që varen nga ajo nuk mund të ketë një konflikt të së drejtës themelore. Dinjiteti njerëzor tani më është thelbi i brendshëm i të drejtave themelore dhe së këndejmi i pakufizueshëm më tutje. Rrjedhimisht, liria e mendimit nuk e justifikon asnjë formë të diskriminimit racor. Me këtë del qartë që ndalimi penal i racizmit nuk e prek aspak lirinë e mendimit, sepse një sulm i dinjiteit të padelegueshëm njerëzor si një vlerë absolute e brendshme e jetës njerëzore nuk lejon asnjë referim në të drejtën e mendimit, e cila qenien e saj ia detyron mu këtij dinjiteti njerëzor. ks

David Gibor është avokat nga Cyrihu i specializuar në të drejtën penale dhe përfaqësues edhe në procese penale të racizmit.Jo fort moti, një gjykatë e Bernës dënoi dy kuadro të SVP-së me arsyetimin se afishja me titullin ‹Shqiptarët therin zviceranin› është paushalizuese dhe e lëndon një etni në dinjitetin e saj njerëzor. SVP-ja e sheh të kufizuar lirinë e mendimit, pala akuzuese thekson paprekshmërinë e dinjitetit njerëzor

David Gibor është avokat nga Cyrihu i specializuar në të drejtën penale dhe përfaqësues edhe në procese penale të racizmit.