Poezi për 43 vjetorin tim

Charles Bukowski.

Të përfundosh fillikat
në varrin e një dhome
pa cigare
a verë –
veç me një llambë
dhe barkun kacek
flokëthinjur
shend e verë që ke
dhomën.
…në mëngjes
ata kanë dalë
të bëjnë para:
gjykatës, marangozë,
hidraulikë, mjekë,
gazetashitës, policë,
berberë, lavazhierë,
dentistë, luleshitës,
kamerierë, kuzhinierë,
taksistë…
dhe ti kthehesh përmbys
në të majtën tënde
të të zërë dielli
mbi kurriz
e mos ta shohësh me sy.

Përktheu: Beti Njuma