Poezi

Foto: Shutterstock



Xhazi vrau vetveten

Por, mos lejoni që poezia të vrasë vetveten

Mos ki frikë

Nga ajri i ftohtë i natës

Mos i përfill institucionet

Kur i kthen dorëshkrimet nga

Ranishtja

 

Mos u përkul dhe mos u rrah

Për pionierët e Edit Uartonit

Ose për prozën nebraskiane të Arushës së Madhe

Vetëm sorollatu në kopshtin tënd

Dhe qeshu e bjeri trombonist

Si virtuoz

 

Dhe nëse dikush të dhuron tespije

Fetishe, ose diç tjetër,

Flij me to rreth qafe

Ëndrrat ndoshta do t`i kesh më të mira

 

S`bie më shi

S`jam as unë më,

Po të them o dai

I sigurt posi plehu.

 

Përktheu: Fadil Bajraj