Po tretej dielli

Foto: Shutterstock



(Sipas tablos së Benesh Knypferit)
Po tretej dielli prush i nxehtë
Tej detit, atje larg.
Dy murgj – mu në breg të shkretë,
Një djalë dhe një plak.
«Po shkoj – tha djali – Ç’det pa fjalë,
Sa mrekulli, ç’gazmend!»
«Për mua, mik, kjo heshtje e rrallë,
veç vdekjen më ndërmend.»

Përktheu Perikli Jorgoni