Çtensionohet tregu i banesave

Rënia e imigracionit nga vendet e Unionit Europian ka reflektuar në tregun zviceran të banesave. Mirëpo janë të rralla objektet të lira me qira.

Luzern. Foto: mikolajn / Shutterstock.com

Është çtensionuar përsëri situata në tregun e banesave në Zvicër. Megjithatë, në pikat kyqe – në Gjenevë, Cyrih dhe në Zvicrën qendrore – banesat e lira janë të rralla. Enti Federal i Banesave ka pritur që pas rënies së imigrimit nga vendet e UE-së më 2015 të ndodhë edhe një çtensionim në tregun zviceran të banesave, transmeton Tages Anzeiger.

Sikurse në banesat me qira, ashtu edhe në ato private oferta ka shkuar në një hap me rritjen e amvisërive. Në fakt, ishte zbutur problemi me mungesat e banesave në krahasim me një vit më parë. Por, kjo nuk vlenë edhe për Zvicrën qendrore, rajonin e Cyrihut, atë të Yverdon-les-Bains dhe së fundmi edhe në atë të Bernë-Thunit.

Sa u përket banesave me qira, është zbutur situata vetëm në sferën e banesave të shtrenjta. Ndërkohë që dallimi ndërmjet kategorive të çmimit është skajshmërisht i theksuar. Përveç në Zvicrën lindore dhe në Tesinë, ku çtensionimi shtrihet në të gjitha klasat e çmimeve. Kurse për sa u përket banesave private, të gjitha regjionet, me përjashtim të Tesinës dhe Zvicrës perëndimore, janë larg një barazpeshimi. Çmimet po rriten, por me karar.

Çmimet momentalisht llogariten në një shkallë të lartë. Fuqia e kufizuar blerëse dhe rritja e participimit vetanak megjithatë e frenijnë vazhdimin e rritjes së tyre. Në harkun e liqenit të Gjenevës çmimet janë ulur goxha. Me një veprimtari të mjaftueshme ndërtimi dhe një shtim të moderuar të amvisërive së shpejti do të arrihet një barazpeshë, shpreson Enti Federal i Banesave.

Në katër muajt e parë të vitit që jemi është shënuar një çtensionim i ri në tregun e banesave në Zvicër. Imigrimi nga vendet e UE-së dhe hapësiara e Efta-s ka rënë për mëse 30 për qind. Kështu mund të pritet një rënie e kërkesës përmes ardhjes së amvisërive të reja. Vetëm se duhet konsideruar që amvisëritë e huaja e përbëjnë rreth gjysmën e rritjes së përgjithshme të numrit të amvisërive. ks