Po ju shkruaj nga larg

Pamje nga Afrika e Jugut. Foto: SHutterstock

ex Africa semper aliquid novum

Po i ndjej daullet e fisit tim
duke rënë brenda meje

Janë një klithmë e fortë dhe e gjatë
një gangrenë e llahtarshme

Përtyp gurë në vend të bukës
mos bëni amin për mua

Sonte ata të gjithë
janë xham i thyer

Daulle, po ju shkruaj nga larg
dëgjojeni zemrën time duke rrahur

Përktheu: Enver Robelli

[Wopko Jansma, u lind më 1939 dhe u zhduk në vitin 1993. Që nga atëherë nuk dihet asgjë për këtë poet, piktor dhe muzikant nga Afrika e Jugut].