Pleshti




Dikur një mbret na ishte
Dhe thuhet kish një plesht,
Të cilin si ferishte
Me zemër fort e desht,
Një rrobaqepës solli
për pleshtin zotëri
dhe hijshëm e mbështolli
me rrobe si flori.

N’atllas edhe kadife
u vesh ky trim serbes;
Kordhele n’rrobe i shihje
Dhe kryqin mu në mes.
Ministri erdh i ntrashur,
i bëri ndere plot,
dhe farë e fis i dashur
iu fal me gas e lot.

Kështu fisnikët vajtën
n’oborrin mbretëror;
u ndezën dhe u krojtën
princeshë e shërbëtor:
se ligjin s’e lëshuan
që pleshtin e dënon,
ndërsa ne krejt e shuajmë
atë që na pickon.

Përktheu: V. Bala