Planprogrami për mësimin gjithëditor në Prishtinë vihet në diskutim publik

Prishtinë, 1 shtator – Mësimi gjithëditor nuk do të fillojë sot (e martë) në shkollat «Faik Konica», «Afrim Gashi» dhe atë Model, në kryeqytet.

Kjo, pasi që ende nuk është bërë planprogrami me të cilin nxënësit e 3 shkollave të kryeqytetit do të mësojnë. Deri më tani Komuna e Prishtinës ka përgatitur vetëm një draftdokument për mësimin gjithëditor, i cili gjatë muajit shtator do të diskutohet në takime të përbashkëta me prindërit dhe mësimdhënësit, teksa rekomandimet që do të dalin nga këto takime parashihet të përfshihen në versionin final, shkruan sot Koha Ditore.

Në draftdokumentin për planprogramin mësimor thuhet se ai nuk vlen për muajt e parë të vitit shkollor 2015/2016, duke precizuar fillimin e mësimit gjithëditor nga 1 tetori.

Në planprogram theksohet se në shkollën «Model» mësimin gjithëditor do ta mbajnë 660 nxënës, kurse në shkollën «Afrim Gashi» në Hajvali 635 nxënës. Sa i përket shkollës «Faik Konica», e cila ka 1 mijë e 298 nxënës, nga ta mësimin gjithëditor do ta ndjekin vetëm 350 nxënës, përkatësisht klasat e treta dhe të gjashta. Në dokument theksohet se më sfiduesja për realizimin e këtij pilotprojekti do të jetë shkolla «Faik Konica», e cila punon me dy ndërresa dhe ka pak hapësira të lira.