Plagoset një pjesëtar i policisë së Kosovës në Radavc

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka marrë plagë nga një armë zjarri në orët e mbrëmjes së të shtunës.

Burime të Koha.net bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë një tentim-plaçkitjeje në fshatin Radavc të komunës së Pejës natën e mbrëmshme (pas orës 23), me ç’rast zyrtari policor, që dyshohet të ketë qenë femër, është plagosur me armë zjarri nga njëri prej kryesve të veprës.

Koha.net që nga mbrëmë ka provuar të marrë një prononcim nga zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj, por i njëjti nuk ka qenë i informuar për rastin.