«Pink Pantheri» nga Serbia dënohet në Zürich




Për shkak të plaçkitjes në vlerë prej 5,5 milionë franga në rrugën e famshme të Zürichut Bahnhofstrasse një serb është dënuar me 6 vjet e gjysmë burg. Ai ishte anëtar i bandës së njohur si «Pink Panther», e cila ka kryer rreth 150 plaçkitje në mbarë botën. Vlera e mallrave të vjedhura arrin në 250 milionë franga

Ndoshta një bandë profesioniste për plaçkitje duket kështu: më 15 maj 2010 katër persona sulmuan argjendarinë «Gübelin Juwelier AG» në rrugën Bahnhofstrasse të Zürich-ut me një skenari të ushtruar mirë. Siç e tregon edhe emri rruga gjendet afër stacionit të trenit dhe konsiderohet si ndër më të famshmet dhe më të shtrenjtat në botë. Plaçkitësit ishin kujdesur që të bllokonin mbylljen e derës me një çadër dhe i kishin detyruar punëtorët e argjendarisë të shtrihen në tokë. Pastaj ata nga vitrinat nisën të marrin orë të markave të njohura si Breguet, Patek Philippe, Jaeger-LeCoultre dhe Parmigiani. Plaçkitësi i pestë priste jashtë me veturë. Më parë banda kishte vjedhur dy vetura të shtrenjta: një Audi RS 6 Avant dhe një Porsche Cayenne. Atë ditë në Zürich ishin plaçkitur 56 orë dhe 46 stoli në vlerë prej 5,5 milionë franga.

Mënyra profesioniste e plaçkitjes, e cila u regjistrua nga kamerat, tregonte se bëhej fjalë për rrjetin e plaçkitjes së argjendarive të njohur si «Pink Panther». Anëtarët e kësaj bande janë kryesisht serbë nga Ballkani dhe viteve të fundit ata kanë kryer rreth 150 plaçkitje në mbarë botën. Vlera e mallrave të vjedhura arrin në 250 milionë franga. Gazeta «Neue Zürcher Zeitung» shkruan se banda e «Pink Pantherit» është tepër e rrezikshme dhe nuk ngurron t’i nxjerrë nga burgu anëtarët e saj – siç ka ndodhur në vitin 2013 në Lausanne dhe Orbe të Zvicrës.

Njëri nga plaçkitësit e argjendarisë «Gübelin Juwelier AG», një serb 36-vjeçar, u arrestua në gusht të vitit 2011 në Turqi – derisa gjendej në muajin e mjaltit. Plaçkitësit e tjerë gjenden në arrati. Ai po kërkohej me fletarrest ndërkombëtar pasi më 9 mars 2011 kishte plaçkitur argjendarinë «Hannibal» në qytetin zviceran Schaffhausen. Me atë rast ishte vjedhur mall në vlerë prej 1,78 milionë franga. Pas qëndrimit dyvjeçar në burg në Turqi ai u ekstradua në Zvicër. Të martën në Zürich u zhvillua procesi gjyqësor kundër tij. I akuzuari, me profesion ekonomist, pranoi se ka marrë pjesë në plaçkitjet në Schaffhausen dhe në Zürich. Gazeta «Neue Zürcher Zeitung» e përshkruan atë si njeri si inteligjent. Prokurori kërkoi 8 vjet heqje lirie, mbrojtësi i konsideroi 5 vjet të mjaftueshme. Trupi gjykues vendosi që serbi i akuzuar të dënohet me 6 vjet e gjysmë burg për shkak të plaçkitjes së shumëfishtë dhe delikteve të tjera. -lliPër shkak të plaçkitjes në vlerë prej 5,5 milionë franga në rrugën e famshme të Zürichut Bahnhofstrasse një serb është dënuar me 6 vjet e gjysmë burg. Ai ishte anëtar i bandës së njohur si «Pink Panther», e cila ka kryer rreth 150 plaçkitje në mbarë botën. Vlera e mallrave të vjedhura arrin në 250 milionë franga

Ndoshta një bandë profesioniste për plaçkitje duket kështu: më 15 maj 2010 katër persona sulmuan argjendarinë «Gübelin Juwelier AG» në rrugën Bahnhofstrasse të Zürich-ut me një skenari të ushtruar mirë. Siç e tregon edhe emri rruga gjendet afër stacionit të trenit dhe konsiderohet si ndër më të famshmet dhe më të shtrenjtat në botë. Plaçkitësit ishin kujdesur që të bllokonin mbylljen e derës me një çadër dhe i kishin detyruar punëtorët e argjendarisë të shtrihen në tokë. Pastaj ata nga vitrinat nisën të marrin orë të markave të njohura si Breguet, Patek Philippe, Jaeger-LeCoultre dhe Parmigiani. Plaçkitësi i pestë priste jashtë me veturë. Më parë banda kishte vjedhur dy vetura të shtrenjta: një Audi RS 6 Avant dhe një Porsche Cayenne. Atë ditë në Zürich ishin plaçkitur 56 orë dhe 46 stoli në vlerë prej 5,5 milionë franga.

Mënyra profesioniste e plaçkitjes, e cila u regjistrua nga kamerat, tregonte se bëhej fjalë për rrjetin e plaçkitjes së argjendarive të njohur si «Pink Panther». Anëtarët e kësaj bande janë kryesisht serbë nga Ballkani dhe viteve të fundit ata kanë kryer rreth 150 plaçkitje në mbarë botën. Vlera e mallrave të vjedhura arrin në 250 milionë franga. Gazeta «Neue Zürcher Zeitung» shkruan se banda e «Pink Pantherit» është tepër e rrezikshme dhe nuk ngurron t’i nxjerrë nga burgu anëtarët e saj – siç ka ndodhur në vitin 2013 në Lausanne dhe Orbe të Zvicrës.

Njëri nga plaçkitësit e argjendarisë «Gübelin Juwelier AG», një serb 36-vjeçar, u arrestua në gusht të vitit 2011 në Turqi – derisa gjendej në muajin e mjaltit. Plaçkitësit e tjerë gjenden në arrati. Ai po kërkohej me fletarrest ndërkombëtar pasi më 9 mars 2011 kishte plaçkitur argjendarinë «Hannibal» në qytetin zviceran Schaffhausen. Me atë rast ishte vjedhur mall në vlerë prej 1,78 milionë franga. Pas qëndrimit dyvjeçar në burg në Turqi ai u ekstradua në Zvicër. Të martën në Zürich u zhvillua procesi gjyqësor kundër tij. I akuzuari, me profesion ekonomist, pranoi se ka marrë pjesë në plaçkitjet në Schaffhausen dhe në Zürich. Gazeta «Neue Zürcher Zeitung» e përshkruan atë si njeri si inteligjent. Prokurori kërkoi 8 vjet heqje lirie, mbrojtësi i konsideroi 5 vjet të mjaftueshme. Trupi gjykues vendosi që serbi i akuzuar të dënohet me 6 vjet e gjysmë burg për shkak të plaçkitjes së shumëfishtë dhe delikteve të tjera. -lli