Pilotët e «Lufthansa» nisin grevën, ndërpriten qindra fluturime

Pilotët e kompanisë ajrore gjermane, «Lufthansa» kanë filluar grevën, e cila do të zgjasë deri të mërkurën në mesnatë, shkruajnë mediat gjermane, duke përmendur që fjala është mbi të gjitha për fluturime tej-atlantike dhe transportuese, raporton KTV.

Greva është e 13-ta me radhë që nga muaji prill i vitit të shkuar, dhe këtë herë ishte organizuar shkaku i kontestit afatgjatë me udhëheqjen rreth pensionimit të përkohshëm, respektivisht shkaku i planit të udhëheqësisë që të heqë rregullin, sipas të cilit pilotët pensionohen me 55 vjet, e më pas të marrin 60% të pagës derisa të mbushin 65 vjet.

Sipas informatave nga kjo kompani, gjatë grevës do të ndërpriten qindra fluturime.