«Piano» fiton çmimin kryesor në «Bridge Film Fest»

Mbrëmë ka përfunduar festivali ndërkombëtar i filmit «Bridge Film Fest», i cili është mbajtur në qytetin e Mitrovicës.




Filmi«Piano» me skenar dhe regji të Xhelal Halitit, producent të të cilit janë Burim Haliti dhe Blerim Gjoci, ka fituar çmimin kryesor «Best Bridge Short», transmeton Koha.net njoftimin për media të organizatorëve.

«Piano» ka qenë pjesëmarrës edhe në festivale e tjera ndërkombëtare dhe deri më tani ka fituar tre çmime.

Filmi, i cili është prodhim i «Eureka Film dhe Production» dhe «Prishtina Film», vazhdon rrugëtimin edhe në disa festivale të tjera ndërkombëtare, si në: «West Nordic International Film Festival» në Norvegji, «Tirana International Film Festival», «Ayvalik, «International Film Festival AYIFF» në Turqi, «International Film Festival» Minsk Ukrainë, «Gjakova International Film Festival» Kosovë, «Tiff Oda» Maqedoni etj.