Pesë vjet pa Marrëveshje për Sigurimet Shoqërore!

INTERVISTË ME ZV. SHEFEN PËR ÇËSHTJE NDËRKOMBËTARE NË DEPARTAMENTIN FEDERAL TË PUNËVE TË BRENDSHME, DORIS MALÄR

Zvicra e ka anuluar njëanshmërisht Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Kosovën. Kjo nuk përbën ndonjë gjë të paditur prej pesë vjetësh. Por, cila është perspektiva zvicerane për problemin?

Nga Ariana DRAGUSHA

Sa dramatike i vlerësoni pasojat e pezullimit të Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore me Kosovën për kosovarët e Zvicrës?

Në thelb, shtetasit e Kosovës nga 1 prilli 2010 trajtohen sipas të drejtës zvicerane në sigurimet shoqërore njëlloj sikur qytetarët e shteteve tjera, me të cilat Zvicra nuk e ka një Marrëveshje për Sigurimet Shoqërore. Këtu vijnë në zbatim përcaktimet e së drejtës kombëtare zvicerane. Informacione më të hollësishme mund të merrni nga fletushka «Informacione për qytetarë të shteteve me të cilat Zvicra nuk ka një Marrëveshje për Sigurimet Shoqërore»*. Se çfarë pasojash ka lëshimi i përhershëm i Zvicrës për qytetarët e Kosovës tregohen në detaje në fletushkën «Informacione për shtetasit e Kosovës: Pasojat më të rëndësishme të moszbatimit të mëtutjeshëm të Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore»**.

Përse u ndërpre Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore, si erdhi deri te kjo?

Qeveria, në dhjetor të vitit 2009 ka vendosur që Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore, e arritur me Jugosllavinë e atëhershme, të mos zbatohet në raport me Kosovën nga 1 prilli 2010. Arsyet për këtë qëndronin në funksionimin e dobët të Administratës së Kosovës dhe në bashkëpunimin e vështirë që rezultoi nga kjo. Në anën tjetër, shteti i ri nuk e kishte një sistem të sigurimeve shoqërore, i cili mund të koordinohej nëpërmjet një marrëveshjeje me sistemin zviceran. Përveç kësaj, implementimi i masave për luftimin e mashtrimit në Kosovë, të cilat janë paraparë rregullisht në marrëveshjet e reja, është treguar problematik.

Për të arritur një Marrëveshje të re për Sigurimet Shoqërore, Kosova duhet të ketë, ndër të tjera, ligje për sigurimin pensional, atë invalidor dhe të shëndetësisë. A ka rrugë të tjera direkte, të cilat mund t’i ndjekin të prekurit?

Në shtator të vitit 2010 u organizua një shkëmbim informacionesh ndërmjet autoriteteve zvicerane dhe atyre kosovare. Në ndërkohë, ka pasur edhe kontakte të tjera të ndryshme. Zvicra i ka shtruar predispozitat, të cilat duhet të plotësohen për ta shqyrtuar fillimin e negociatave për një marrëveshje të re eventuale. Këtu bën pjesë një sistem funksional i sigurimeve shoqërore, regjistri i saktë i gjendjes civile dhe banorëve, si dhe përparime domethënëse në rrafshin administrativ, me qëllim që të sigurohet bashkëpunimi i nevojshëm për arritjen e një marrëveshjeje eventuale.

Cila është gjendja momentale rreth kësaj çështjeje?

Enti Federal për Sigurimet Shoqërore qëndron në kontakt me autoritetet kosovare për të parë nëse janë arritur përparime në fushat përcaktuese të çështjes. Gjithsesi është për t’u provuar edhe funksionimi i bashkëpunimit në rrafshin administrativ në kuadër të një marrëveshjeje eventuale për Sigurimet Shoqërore. Nëse Qeveria vjen në përfundimin se janë plotësuar kushtet për fillimin e negociatave për një marrëveshje të re, Enti mund ta japë një mandat përkatës për negociata. Atëherë, në rastin e dhënë, do të duhej të hartohej një marrëveshje. Pas nënshkrimit të saj, atë do të duhej ta miratonin parlamentet e të dyja shteteve.

*https://www.ahv-iv.ch/de/Merkblätter-Formulare/Merkblätter/International

**http://www.bsv.admin.ch/themen/internationales/aktuell/index.html?lang=de

Foto: Nagip ISMAILI - NAGI