
Sipas medieve, më shumë se 1 milion banorë janë evakuuar, e në disa qytete mbretëronte kaos e panik. Tërmeti goditi zonën prej 167 kilometrash në veri të portit Valparaiso.
Ai u ndie edhe në kryeqytetin Santiago dhe shkaktoi paralajmërim për cunami në Kili, Peru dhe Havai. Disa dëshmitarë kanë thënë se tërmeti u ndie qysh në Buenos Aires, plot 1200 kilometra larg. Duke iu drejtuar kombit nga televizioni shtetëror, presidentja e vendit, Michelle Bachelet, konfirmoi 5 viktimat.
Ajo tha se të enjten gjatë ditës do të udhëtojë në zonën e prekur nga tërmeti. Tërmeti goditi vendin në kohën kur mijëra kilianë ishin duke udhëtuar në bregun e vendit për të kremtuar festën kombëtare, Patrias.