Pesë të lënduar në aksident trafiku në Prizren

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku në Prizren.

Deri te aksidenti PK thotë se ka ardhur pasi e dyshuara duke lëvizur me veturën Opel Kadet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur veturën VË, të cilën e drejtonte viktima mashkull K-Shqiptar, transmeton Koha.net.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë pasagjerë, tri gra dhe burra, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.