Përzihet në Kosovë pas 22 vitesh qëndrimi në Zvicër

Ish-dezertori i luftërave në Jugosllavi e humb vendin që i kishte ofruar strehim. Ai i kishte maltretuar fëmijët dhe nënën e tyre, raporton Tages Anzeiger.

Asnjë mirëkuptim për 50-vjeçarin kosovar, emri dhe etnia e të cilit nuk jepet, nuk kishte treguar Gjyqi Administrativ i Cyrihut, shkruan TA. Pavarësisht nga fakti se ai prej 22 vitesh jeton në Zvicër, dhe madje kishte edhe shtetësi zvicerane. Tani burri duhet t’i dorëzojë të gjitha dhe të ikë për në Kosovë.

Personazhi i raportit ishte vendosur në Zvicër në vitin 1993, me 28 vjet, bashkë me partneren e tij boshnjake si azilkërkues. Në fakt, atyre u ishte refuzuar azili, por duke qenë se nuk mund të kthehej në një zonë luftimesh, «simos si dezertor», ata u pranuan përkohësisht. Kur në vitin 1998 ky afat mbrojtjeje kaloi, burri ishte zhdukur. Azilkërkuesi u shfaq dy vite më vonë, por tanimë i martuar me një grua në pension invalidor, 14 vite më e moshuar se ai.

Megjithatë, ai e kishte vazhduar marrëdhënien me parneren e tij të parë dhe kishin bërë tre fëmijë. Këtë burri e kishte fshehur nga autoritetet, ndërsa në krah të gruas së tij zyrtare e kishte marrë edhe shtetësinë zvicerane. Ai, shkruan gazeta, në familjen e tij kishte vendosur një regjim të dhunshëm. Burri vazhdimisht i kishte rrahur partneren dhe fëmijët. Asaj ia kishte ndaluar ta lëshojë banesën pa lejen e tij. Puna kishte shkuar deri aty, sa ai kishte instaluar edhe një kamerë vëzhgimi. Në raste të caktuara madje edhe e kishte lidhur atë në banesë. Edhe fëmijët i kishte izoluar nga rrethi shoqëror.

Në 2008-tën burri ishte arrestuar për dhunë masive në familje. Që atëherë ai është gjendur në burg. Për shkak të fshehjes së jetës paralele që kishte çuar, autoritetet ia kishin tërhequr pasaportën zvicerane. Pas dënimit me shtatë vite burg nga «Gjyqi i Lartë», atij iu muar edhe leja e qëndrimit në Zvicër që, sipas medies, i bie përzënie nga Zvicra.

Beteja e burrit në gjyq ishte zhvilluar rreth lejes së qëndrimit në Zvicër. Por autoritetet nuk kishin bërë mbrapsht. Për këtë vendim kishte mjaftuar një gjykim prej një viti burg. Koncepti arkaiko-patriarkal familjar «nuk përqaset me rendin e vlerave të Zvicrës», citon media zbardhjen e vendimit të gjyqit.

Fakti që familja nuk e ka ndërprerë kontaktin me të burgosurin, nuk e ndryshon vendimin. Për gjyqin, interesi publik prevalon mbi atë familjar. Ankimimin e tij e ka refuzuar edhe Gjyqi Federal. Sipas medies, ai ndërkohë mund të jetë përzënë për në Kosovë. ks