Përurohet gjimnazi «Ulpiana» në Lipjan

Zyrtarë të lartë qeveritarë kanë marrë pjesë në përurimin e objektit të gjimnazit «Ulpiana» në Lipjan.




Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të krijojë ambiente moderne shkollore siç është rasti i këtij përurimi shumë modern në Lipjan.

Arsim Bajrami, ministër Arsimit, ka thënë se kjo ministri ka synim të bëjë investime në objekte shkollore, «andaj me përmirësimin e kushteve do ta avancojmë procesin mësimor».

https://i2.wp.com/cms.koha.net/cms/f/u/20160601151219903.jpg?w=696

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti e falënderoi Qeverinë dhe ministrinë e Arsimit.

«Komuna, me mundësitë e veta do të investoj në përmirësimin e kushteve shkollore dhe ngritjen e cilësisë se mësimit», ka thënë Ahmeti, raporton korrespodenti i «Kohës Ditore» nga atje.

Semir Gashi, drejtori i gjimnazit «Ulpiana», prezantoi një historik rreth kësaj shkolle, ndërsa në fund u shpërblyen me mirënjohje të gjithë ish-drejtoret e kësaj shkolle.