Personat e ekstrovertuar fitojnë ndjeshëm më tepër

Mediat izvicerane i bëjnë jehonë një studimi të huaj, i cili postulon që më shumë rrogë kanë njerëzit e ekstrovertuar dhe që e kërkojnë kontaktin.

Foto: esthermm / Shutterstock.com



Mësuesit bëjnë mirë që nxënësve t’iu mbajnë leksione për vetësigurinë. Këtë e nxjerr «20 Minuten» nga një studim i fondacionit «The Sutton Trust», ku shkencëtarët kanë gjetur që një paraqitje me vetësiguri, komunikative dhe në përgjithësi kush ka një karakter të ekstrovertuar, më vonë fiton edhe një herë më shumë. Sipas studimit, të ekstrovertuarit e rritur gjasat që të fitojnë më tepër se 40’000 funta i kanë për 25 për qind më të larta. Studimi nxjerr gjithashtu që fëmijët që vijnë nga familje më të pasura janë më të ekstrovertuar, sesa ata që vijnë nga familje të varfra. Ata tregojnë më shumë imagjinatë dhe kureshtje. Arsyeja e mundshme: Nxitja më e hershme në shkollë dhe në shtëpi.

Në studim janë konsideruar të dhënat e 150’000 pjesëmarrësve në një test të personalitetit të televizionit britakin BBC. Një marrëdhënie e qartë midis personalitetit, aftësive sociale dhe të ardhurave të një personi është vërejtur edhe në test. Sipas autorëve të studimit, është e qartë që nxënësit duhet të nxiten në fushën e kompetencave sociale. Më tej, universitetet dhe shkollat e tjera duhet t’iu ndihmojnë nxënësve të përgatiten më mirë për intervista dhe situata bisedash.

Faktin që personat e ndrojtur dhe të introvertuar në shoqëri nënçmohen e mbështet edhe profesori gjerman i psikologjisë Jens Asendorf në «Wirtschaftswoche». Prandaj është e rëndësishme që të ndrojturve ky element i karakterit të mos iu merret si dobësi, por të akceptohet dhe, për më tepër, të shihet si një forcë. Sepse, nuk ka asgjë më të pavërtetë se sa të luash rolin e atij çfarë nuk je. Sidomos në funksione udhëheqëse. Në një studim kanadez, 61 për qind e të anketuarve deklarojnë se janë pakëz të ndrojtur. Ndërkaq një studiues i frikës, Borwin Bandelow, deklaron që ndrojtja është frika se mos vlerësohesh negativisht ose kritikohesh nga njerëzit e tjerë. Si rrjedhojë njerëzit e ndrojtur i shmangin situatat në të cilat takohen me të tjerë. ks