Persona me aftësi të kufizuar demoluan barrierat nëpër trotuare

Një grup i personave me aftësi të kufizuara në Komunën e Gjilanit të pajisur me dalta dhe çekiçë kanë intervenuar në trotuaret e qytetit, me moton se barrierat e krijuara janë duke cunguar lirinë e tyre të lëvizjes.

Ata deklarojnë se iniciativa për këtë aksion ka ardhur meqë qeverisja komunale e Gjilanit nuk ka shprehur interesim që t’i merrte parasysh kërkesat e tyre për ulje barrierash në shumë pjesë të qytetit dhe si pasojë e kësaj ata janë detyruar që të merrnin këto masa, ngase vlerësojnë se janë të drejta, shkruan sot «Koha Ditore».

Ata theksojnë se shumica e trotuareve të cilat shërbejnë për kalimtarët kanë barriera të ngritura në gjatësi prej 20 centimetrash, duke e vështirësuar qasjen e tyre.