Përshtatet ndihma sociale për ushqimin dhe veshmbathjen




Konferenca e Ndihmave Sociale e ndryshon rregulloren për ndihma mbi bazën e dy studimeve për nevojat e rasteve sociale.

Kritika ndaj Konferencës Zvicerane për Ndihma Sociale vazhdon prej kohësh. Ndër të tjera, sepse rekomandimet e saj financiare shihen si të tepruara. Për këtë Konferenca ka autorizuar Entin Federal të Statistikave dhe Zyrën për Studime Pune dhe Sociopolitike t’i sqarojë dy çështje: A qëndrojnë kalkulimet për nevojat elementare; tjetra – si po zbatohet sitemi i ndihmave sociale dhe si ndikon kjo? Tages Anzeiger pralajmëron prezantimin e rezultateve të këtij studimi të premten e kësaj jave.

Nevojat elementare finaciare momentalisht janë 986 franga për person në muaj. Sipas rekomandimeve të Konferencës, një çifti me dy fëmijë i takojnë 2’110 franga në muaj, ndërsa njërit me pesë fëmijë – 2’938 franga. Për kritikët kjo shumë është e tepruar. Sipas SVP-së një personi që jeton vetëm duhet t’i mjaftojnë 600 franga për ushqim, veshmbathje, telefonata, transportin me autobus dhe të dhëna të tjera në muaj.

Gjykohet se të dhënat për nevojat elementare nuk po u përshtaten shtrenjtimeve. Sipas parashikimeve, llogaritë e Entitit Federal të Statistikave për nevojat elementare ditore, për këtë shkak, do të dalin më të larta.

Si do të përshtatet rregullorja e Konferencës, këtë do ta vendosin rreth 1’000 komunat që asociojnë në Konferencën e Ndihmave Sociale. Gjithsesi ndryshimet e para pritet të hyjnë fuqi në vitin 2016, ndërsa revizioni total vetëm një vit më vonë.

Tensionet lidhur me rekomandimet për ndihmën sociale në Konferencë kanë çuar aty, sa gjashtë komuna të dalin nga ky asociacion. Një ndër akuzat ka qenë legjitimiteti demokratik i Konferencës. Është duke u diskutuar edhe çështja e rregullimit të ndërvarësisë së institucioneve që merren me përcaktimet për ndihmën sociale. Në instancë të fundit, në horiziont mbetet referendumi, i cili në Zvicër i zgjidh të gjitha dilemat. / ksKonferenca e Ndihmave Sociale e ndryshon rregulloren për ndihma mbi bazën e dy studimeve për nevojat e rasteve sociale.

Kritika ndaj Konferencës Zvicerane për Ndihma Sociale vazhdon prej kohësh. Ndër të tjera, sepse rekomandimet e saj financiare shihen si të tepruara. Për këtë Konferenca ka autorizuar Entin Federal të Statistikave dhe Zyrën për Studime Pune dhe Sociopolitike t’i sqarojë dy çështje: A qëndrojnë kalkulimet për nevojat elementare; tjetra – si po zbatohet sitemi i ndihmave sociale dhe si ndikon kjo? Tages Anzeiger pralajmëron prezantimin e rezultateve të këtij studimi të premten e kësaj jave.

Nevojat elementare finaciare momentalisht janë 986 franga për person në muaj. Sipas rekomandimeve të Konferencës, një çifti me dy fëmijë i takojnë 2’110 franga në muaj, ndërsa njërit me pesë fëmijë – 2’938 franga. Për kritikët kjo shumë është e tepruar. Sipas SVP-së një personi që jeton vetëm duhet t’i mjaftojnë 600 franga për ushqim, veshmbathje, telefonata, transportin me autobus dhe të dhëna të tjera në muaj.

Gjykohet se të dhënat për nevojat elementare nuk po u përshtaten shtrenjtimeve. Sipas parashikimeve, llogaritë e Entitit Federal të Statistikave për nevojat elementare ditore, për këtë shkak, do të dalin më të larta.

Si do të përshtatet rregullorja e Konferencës, këtë do ta vendosin rreth 1’000 komunat që asociojnë në Konferencën e Ndihmave Sociale. Gjithsesi ndryshimet e para pritet të hyjnë fuqi në vitin 2016, ndërsa revizioni total vetëm një vit më vonë.

Tensionet lidhur me rekomandimet për ndihmën sociale në Konferencë kanë çuar aty, sa gjashtë komuna të dalin nga ky asociacion. Një ndër akuzat ka qenë legjitimiteti demokratik i Konferencës. Është duke u diskutuar edhe çështja e rregullimit të ndërvarësisë së institucioneve që merren me përcaktimet për ndihmën sociale. Në instancë të fundit, në horiziont mbetet referendumi, i cili në Zvicër i zgjidh të gjitha dilemat. / ks