Përshëndetet efikasiteti i organeve të drejtësisë për kërcënuesin e Mustafës e Abrashit

Asnjëherë më efikas llogaritet të mos jetë treguar gjyqësori në Kosovë se në rastin e kërcënimeve të fundit ndaj Besnik Mustafës, djalit të kryeministrit Isa Mustafa dhe ministrit të Punës, Arban Abrashi.

Vetëm brenda tri ditësh, është arrestuar e dënuar Alban Morina nga Klina, i cili kishte kërcënuar me varje e djegie ministrin Arban Abrashi e Besnik Mustafën, raporton KTV.

Policia, Prokuroria dhe Gjykata janë treguar super efikase në «mbrojtjen nga kërcënimi» të një ministri dhe djalit të. Këtë mobilizim të organeve të drejtësisë e duartrokasin edhe ata që me dhjetëra herë kanë qenë të kërcënuar.

Për gazetarin Artan Haraqija, ky rast tregon që ky shtet është bërë si shtet privat për njerëzit e politikës.

Edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Burim Ramadani, i numëron rastet kur është kërcënuar, derisa thotë se policia është treguar efikase, ndërsa rastet kanë ngelur në gjysmë në hallkat tjera të sistemit, transmeton Koha.net.

Për drejtësi selektive Vetëvendosje e akuzon kryeministrin Isa Mustafa.