Përrallë për një përrallë

Vasko Popa.



Na ishte një herë një përrallë

Mbaroi
Para se të fillonte
Dhe filloi pas fundit të saj

Heronjtë e saj hynë në të
Pas vdekjes së tyre
Dhe dolën prej saj
Para se të lindnin

Heronjtë e saj flasin
Për një tokë parajse
Ata thanë shumë

Vetëm nuk thanë
Atë që nuk e dinin
Që ishin heronj të një përralle

Të një përralle që mbaronte
Para se të fillonte
Dhe që fillonte
Pas mbarimit të saj.