Përpjekje kundër anglishtes

Te prodhuesi i makinave hekurudhore Stadler Rail drejtoria e përdor me me qejf anglishten se gjermanishten. Sa do të zgjsë kjo, mbetet të shihet.

Foto: argus / Shutterstock.com

Në fakt janë shumë koncerne zvicerane ku nuk flitet më gjermanisht, por anglisht ose frëngjisht, raporton Neue Zürcher Zeitung. Kjo nuk ndodh vetëm në komunikimin ndërmjet anëtarëve të drejtorisë, por edhe në mbledhje të niveleve më të ulta hierarkike.

Në këtë drejtim në një farë mase shkon edhe firma thurgauase, prodhuesi i makinave hekurudhore, Stadler Rail. Pavarësisht një blerjeje në Spanjë, ata janë të vendosur ta ruajnë gjermanishten si gjuhë të brendshme, është shprehur koncerni ne një komunikatë. Pas blerjes së fundit të repartit për prodhimin e lokomotivave nga ndërmarrja gjermane Vossloh në Valencia të Spanjës me 850 punëtorë, për herë të parë më shumë se gjysma e 7’000 punëtorëve të Stadlerit janë të angazhuar jashtë Zvicrës. Në drejtorinë 11-krerëshe të koncernit përgjegjës për të gjithë Europën jugperëndimore, Amerikën latine dhe Afrikën është zgjedhur drejtori i Valencias. Dhe duke qenë se ai nuk e njeh gjermanishten, është angazhuar një përkthyes në anglisht.

Ndërmarrja Stadler Rail në pronësi të Peter Spuhler, nga i cili edhe udhëhiqet, përpiqet që sa të jetë e mundur mledhjet e drejtorisë t’i mbajë në gjermanisht. Dhe druhet që diskutimet tradicionalisht të forta do ta humbasin karakterin e tyre të drejtpërdrejtë nëse shumica e pjesëmarrësve do të duhet të flasë në një gjuhë të huaj.

Për t’i qëndruar konkurrencës në sektorin e saj, ku operojnë edhe Simensi dhe Bombardier, firma është e detyruar ta internacionalizojë biznesin e vet, i cili tani më gati se vetëm për gjysmë varet nga Zvicra dhe Gjermania. Është vetëm çështje kohe se kur anglishtja do të përhapet edhe në katet e poshtme. ks