Përpara ikjes

Foto: Shutterstoc



Përpara ikjes kam kaq shumë punë,
përpara ikjes.
E shpëtova drerin nga duart e gjahtarit,
po, ende, ai s’ka ardhur në vete.
E këputa portokallin nga degët,
po lëkurën ende s’e kam qëruar.
Me yjet u përzjeva unë,
po, ende ata s’i kam numëruar.
Ujë kam nxjerrë nga pusi,
po, ende s’e kam hedhur në gotë.
Në parvaz janë shpërndarë trëndafilat,
po vazon prej guri s’e kam gdhendur.
Ende s’është ngopur me dashuri jeta.
Përpara ikjes kam kaq shumë punë,
përpara ikjes.