Përmbytje vdekjeprurëse në Tetovë

[Best_Wordpress_Gallery id=”156″ gal_title=”TE”]

Banorët e fshatrave të Tetovës kanë paraqitur pesë të vdekur nga vërshimet që erdhën pas rresjheve të shiut. Zyrtarisht nga spitali konfirmojnë dy fëmijë të vdekur, ndërsa për tre të tjerë thonë vetëm se kanë informata jozyrtare. Rrugët janët bllokuar tërësisht në fshatrat përrreth dhe në malësinë e Sharrit. Shtëpitë janë përmbytur nga ujrat që kanë dalë nga shtrati i lumit Shkumbin dhe përojet e Sharrit

Nga Arben ZEQIRI

Tetovë, 3 gusht

Pesë të vdekur të konfirmuar zyrtarisht, shumë të lënduar dhe dhjetëra shtëpi të dëmtuara. Ky është bilansi i përmbytjeve në rajonin e Tetovës që u shkaktua si pasojë e rreshjeve të shiut që zgjatën vetëm për 2-3 orë. Nga ora17:30 filluan rreshjet e para të shiut, të cilat me një sasi të madhe shumë shpejt arritën të vërshojnë rrugët e qytetit, ndërsa më rëndë ka prekur fshatrat përrreth prej nga vijnë edhe viktimat.

Banorë të fshatit Shipkovicë kanë paraqitur se katër persona, dy të moshuar dhe dy fëmijë kanë humbur jetën, ndërsa disa banorë të tjerë rrezultojnë të zhdukur. Ata thonë se viktimat kanë humbur jetën si pasojë e goditjeve që kanë marrë nga bartjet e ujit. Banorët janë ankuar edhe nga ndërhyrja joadekuate e institucioneve kompetente. «Dy fëmijë i kemi të vdekur, ndërsa edhe dy pleq në fshat kanë vdekur nga vërshimi. Kërkojmë që të vijnë dhe të lirojnë rrugët, të pastrojnë terenin sepse shumë persona edhe nuk mund ti gjejmë», shprehet një banor nga fshati Shipkovicë, i cili denoncoi tragjedinë për korespodentin e «dialogplus» në Shkup. Ndërkaq një viktimë tjetër është rregjistruar në fshatin Reçicë e Vogël ku poashtu sasi të mëdha të ujit kanë bartur me vete gurrë dhe drunjë duke përmbytur edhe katet e para të shtëpive.

Të vdekurit dhe të lënduarit janë konmfirmuar zyrtarisht edhe nga drejtori i Spitalit klinik të Tetovës, Florim Besimi. «Në Spitalin Klinik të Tetovës janë sjellur 6 persona, tek dy prej të cilëve është konstatuar vdekja. Një person është dërguar për në Klinikën e Shkupit dhe tre të tjerë janë kuruar në spitalin tonë. Të vdekurit janë një vajzë e moshës 13 vjeçare dhe një fëmijë tjetër 7-vjeçar», deklaroi Besimi. Ai tha se ekpitet e ndihmës së shpejtë janë në Tetovë dhe deri në mbyllje të gazetës jozyrtarisht kanë marrë të dhëna edhe për tre persona të vdekur, duke konfirmuar kështu pesë viktimat e para. Por, Besimi nuk përjashtoi mundësinë edhe për rritje të numrit të të lënduarve gjatë natës dhe deri ditën e nesërme.

Jozyrtarisht ka njoftime nga qytetarë se disa persona janë bartur nga vërshimet dhe për fatin e tyre nuk dihet ende asgjë. Edhe nga policia nuk ka ndonjë shifër zyrtare, por jozyrtarisht konfirmojnë se edhe ata kanë marë informata për të vdekur dhe të zhdukur. Vërshimet kanë dëmtuar rëndë edhe rrjetin për furnizim me energji elektrike dhe telefonisë fikse.

Përveç fshatrave Shipkovicë dhe Reçicë, dëme të mëdha janë konstatuar edhe në fshatrat përgjatë aksit rrrugor Tetovë-Jazhincë, që çon drejt kufirit me Kosovën. Në fshatin Dobrosht ka rrëshqitur dheu dhe ka dëmtime serioze në rrugë. Fshatrat Lices, Sellcë dhe fhsatrat e tjerë janë vërshuar poashtu. Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim kanë thënë se punonjësit kanë dalë në teren dhe kanë vënë në shërbim makinerinë që të punojë në pastrimin e terenit.

Sipas raportit të fundit në ora 20:30 gjendja është stabilizuar dhe lumi Shkumbin ka filluar të tërhiqet. Deri në mesnatë pjesa më e madhe është tërhequr nga qyteti, ndërsa në fshatrat e malësisë së Tetovës qarkullimi ka qenë i pamundur për të konstatuar gjendjen, për shkak të rrëshqitjeve të dheut. «Apelojmë qytetarët nga rajonet e prekura që të rrallojnë veçanërisht lëvizjet me automjete vetëm në raste të domosdoshme, që të mund në kohë të lëvizë makineria, e cila punon në teren», kanë apeluar nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Fotot: Besnik EMINI