Përkrahje për braktisjen e duhanit

Instituti për Varësi dhe Hulumtime Shëndetsore nga Cyrihu (ISGF), përmes një projekti në kuadër të fushatës «Stop duhanit!» organizon kurse për ndërprerjen e duhanit.

Foto: unge255_stock / Shutterstock.com

Merrni kohë për një pauzë duhani gjatë ramazanit

Ramazani, muaji i agjërimit, është një rast i mirë për ndërprerjen e pirjes së duhanit.
Duhani dëmton jo vetëm shëndetin tuaj, por edhe të familjarve edhe nëse ata nuk pinë duhan. Përveç kësaj, duhanpirësit nuk janë shembull i mirë për fëmijët dhe rininë.

Një mundësi e mirë për ndërprerjen e duhanit është edhe përmes këshillimeve që bëhen nga linja «Stop duhanit!». Telefononi në numrin 0848 183 183, pastaj lidheni me sekretarinë telefonike dhe leni numrin tuaj, brenda 48 orëve do t’ju kontaktojë një specialist shqipëfolës nga linja e «Stop duhanit!». Kontaktet tjera mund t’i merrni edhe përmes webfaqeve: www.rauchstopplinie.ch dhe www.stop-duhanit.ch

Mundësia për ndërprerjen e duhanit përmes kurseve kundër duhanit

Instituti për Varësi dhe Hulumtime Shëndetsore nga Cyrihu (ISGF), përmes një projekti në kuadër të fushatës «Stop duhanit!» organizon kurse për ndërprerjen e duhanit. Kurset mbahen në gjuhën shqipe dhe janë pa pagesë.

Kurset mund të mbahen në lokalet e xhamisë suaj apo edhe në lokalet e Institutit, varësisht nga interesimi dhe numri i pjesëmarrësve. Në kurse mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit duhanpirës që kanë interes për ndërprerjen e duhanit. Kursi përbëhet prej 6 modulave nga 2 orë.

Data, ora dhe vendi ku mbahet kursi caktohen në bazë të të interesuarve. Përgjegjëse për projektin është Lendita Kokollari-Alidema, prandaj për lajmërim në kurse dhe për çdo informatë tjetër lajmërohuni në numrin: 076 705 10 04 ose përmes e-mail-it: [email protected]