Përjashtohet nga mësimi nxënësja me shami

Në një shkollë fillore të Thunit një nxënëse është larhuar nga procesi mësimor për shkak të shamisë. Vendimi ka qenë i drejtorit. Tani kërkohet që në kontest përpfshihet Qyteti.

Mbulimi i kokës nuk lejohet me rrefullore teë shkollës, transmeton Tages Anzeiger të jetë shprehur prerë drejtori i shkollës. Vendimin e ka konfirmuar edhe mbikqyrsi i shkollave të Thunit, por pa dhënë detaje më të hollësishme. Për sot – të hënën – është caktuar një mbledhje për sqarimin e situatës. Nxënësja është 15 vjeç dhe pretendon të mos jetë detyruar nga dikush për të mbajtur shami. Ndërkaq përjashtimi nga mësimi vlenë vetëm për aq sa ajo insiston të vijë e mbuluar në mësim, transmeton gazeta.

Shamitë në shkollat e Bernës kanë qenë herë pas here objekte debati. Ndërkaq këshilli i Lartë i Bernës në vitin 2011 e kishte refuzuar mocionin e SVP-së, sipas të cilit qeveria kantonale obligohej të vendoste një rend për veshjen në të gjithë kantonin. Kjo rregullore përfshinte edhe ndalimin e shamisë në shkollë. Rregullimi kantonal atëbotë ishte gjetur si i tepruar dhe çështja e veshjes u ishte lënë në dorëzim vet shkollave. Ndërkaq në një udhëzim të Drejtorisë së Edukimit nga viti 2009 thuhet që nxënësit mund të vijnë në shkolla me kryqe, shami ose frizura të motivuara fetarisht. Gjithsesi Kantoni i Bernit, deri më tani, nuk ka lëshuar ndonjë udhëzim eksplicit për veshjen në shkolla. Në rekomandimin e sipërpërmendur thuhet që nëse shkolla nuk mund të ushtrojë detyrën e saj për shkak të regullave religjioze, liria e veshjes mund të kufizohet nga Komisioni i Shkollës ose udhëheqësia e saj. Dhe këtu flitet në radhë të parë për burkën. Mbikëqyrësi i Entit Kantonal për Çerdhet, Shkollat dhe Këshillimet në Bernë në udhëzimet e deritanishme sheh kundërthënie. Duke qenëse se deri më tani në kanton nuk ka pasur kësi problemesh, ai nuk e sheh urgjendte intervenimin e Kantonit për rastin e Thunit.

Më shumë kokëçarje me kësi rastesh ka pasur kantoni i St. Gallenit. Së fundmi, atje një çift boshnjak insiston që vajza e tyre të shkojë me shami në shkollë. Referuar këtij rasti, Gjyqi Administrativ i St. Gallenit e kishte hequr ndalimin e bartjes së shamisë në shkolla, duke e cilësuar atë si ndërhyrje në lirinë e besimit. Ndërkaq Këshilli i Shkollës së St. Margarethen vendimin e ka ankimuar më tutje, tani pritet një vendim i Gjyqit Federal. Në 2013-tën gjyqi më i lartë zviceran kishte vendosur që dy nxënëse myslimane nga Bürgeln TG të mund të vazhdonin shkollimin me shami. Urdhëri për ndalimin e përgjithshëm të shamisë mbi bazën e rregullores së shkollës nuk është i lejuar, thotë raporti. Sipas gjykatësve të Lozanës, kjo çështje duhet të regullohet me një ligj të veçantë. ks