Përgjegjësi nga koncernet




Ndërmarrjet zvicerane duhet t’i përfshijnë të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e ambientit në praktikat e tyre afariste. Këtë e kërkon një koalicion, i cili e ka lansuar Inciativën e Përgjegjësisë së Koncerneve. Sipas saj, koncernet obligohen për respektimin e të drejtave të njeriut edhe jashtë vendit. Raporton Neue Zürcher Zeitung.

Një koalicion organizatash kritike ndaj koncerneve ka lansuar nciativën për koncerne të përgjegjshme. Iniciativa është prezentuar të martën në Bern dhe ka filluar mbledhja e nënshkrimeve.

Iniciativa synon obligimin e të gjitha koncerneve me seli në Zvicër për të shqyrtuar kujdesin për të drejtat e njeriut dhe ambientin. Ky instrument, sipas NZZ, orientohet nga Parimet Udhëheqëse të OKB-së për Ekonomi dhe të Drejtat e Njeriut të vitit 2011. Sipas kësaj, koncerni duhet t’i bëjë transparente të gjitha proceset dhe marrëdhëniet afariste me qëllim identifikimin e rreziqeve të mundshme për njeriun dhe ambientin. Impaktet eventuale negative të veprimtarisë afariste duhet të luftohen me kundërmasa efektive dhe të raportohet për masat e ndërmarra kundër këtyre eventualiteteve.

Koncernet zvicerane obligohen edhe për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe dëmet ekologjike që kryhen nga ndërmarrje të cilat i kontrollojnë ato. Me këtë synohet të arrihet që të gjitha firmat ta zbatojnë ‹Obligimin e Kujdesit› për të drejtat e njeriut dhe ambientin. Iniciativa duhet të ketë efekt parandalues: Nëse një ndërmarrje dëshmohet e besueshme në shqyrtimin gjithpërfshirës të kujdesit për të drejtat e njeriut dhe ruajtjen e ambientit, dhe ka ndërmarrë të gjitha masat për këto, lirohet nga përgjegjësia.

Cornelio Sommaruga, ish kryetar i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe anëtar i Komitetit Inicial, iniciativën e sheh si një hap të rëndësishëm. Ai për NZZ deklaron: «Zvicra, si një shtet ku e kanë selinë organizata ndërkombëtare dhe vendlindje e shumë koncerneve ndërkombëtare, ka një përgjegjësi të madhe. Në interes të lavdisë së vendit tonë duhet të kërkojmë përgjegjegjësi edhe nga ndërmarrjet tona.»

Koalicioni i iniciativës përbëhet nga 60 organizata. Shumë nga ato ishin të angazhuara në fushatën e 2011-tës «Të drejta pa kufi». Ato kërkonin respektimin nga firmat zvicerane të të drejtave të njeriut dhe standardeve ekologjike edhe jashtë vendit. Qeveria dhe Parlamenti, sipas iniciatorëve, mjaftohet me masat që marrin vet koncernet. Kjo për ato nuk është e mjaftueshme. Për këtë duhet më shumë presion nga shoqëria civile.

Një risi paraqet fakti që Amnesty International, për her të parë, ofron mbështetje online për iniciativën. / ks

Foto: © Fahredin SPAHIJANdërmarrjet zvicerane duhet t’i përfshijnë të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e ambientit në praktikat e tyre afariste. Këtë e kërkon një koalicion, i cili e ka lansuar Inciativën e Përgjegjësisë së Koncerneve. Sipas saj, koncernet obligohen për respektimin e të drejtave të njeriut edhe jashtë vendit. Raporton Neue Zürcher Zeitung.

Një koalicion organizatash kritike ndaj koncerneve ka lansuar nciativën për koncerne të përgjegjshme. Iniciativa është prezentuar të martën në Bern dhe ka filluar mbledhja e nënshkrimeve.

Iniciativa synon obligimin e të gjitha koncerneve me seli në Zvicër për të shqyrtuar kujdesin për të drejtat e njeriut dhe ambientin. Ky instrument, sipas NZZ, orientohet nga Parimet Udhëheqëse të OKB-së për Ekonomi dhe të Drejtat e Njeriut të vitit 2011. Sipas kësaj, koncerni duhet t’i bëjë transparente të gjitha proceset dhe marrëdhëniet afariste me qëllim identifikimin e rreziqeve të mundshme për njeriun dhe ambientin. Impaktet eventuale negative të veprimtarisë afariste duhet të luftohen me kundërmasa efektive dhe të raportohet për masat e ndërmarra kundër këtyre eventualiteteve.

Koncernet zvicerane obligohen edhe për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe dëmet ekologjike që kryhen nga ndërmarrje të cilat i kontrollojnë ato. Me këtë synohet të arrihet që të gjitha firmat ta zbatojnë ‹Obligimin e Kujdesit› për të drejtat e njeriut dhe ambientin. Iniciativa duhet të ketë efekt parandalues: Nëse një ndërmarrje dëshmohet e besueshme në shqyrtimin gjithpërfshirës të kujdesit për të drejtat e njeriut dhe ruajtjen e ambientit, dhe ka ndërmarrë të gjitha masat për këto, lirohet nga përgjegjësia.

Cornelio Sommaruga, ish kryetar i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe anëtar i Komitetit Inicial, iniciativën e sheh si një hap të rëndësishëm. Ai për NZZ deklaron: «Zvicra, si një shtet ku e kanë selinë organizata ndërkombëtare dhe vendlindje e shumë koncerneve ndërkombëtare, ka një përgjegjësi të madhe. Në interes të lavdisë së vendit tonë duhet të kërkojmë përgjegjegjësi edhe nga ndërmarrjet tona.»

Koalicioni i iniciativës përbëhet nga 60 organizata. Shumë nga ato ishin të angazhuara në fushatën e 2011-tës «Të drejta pa kufi». Ato kërkonin respektimin nga firmat zvicerane të të drejtave të njeriut dhe standardeve ekologjike edhe jashtë vendit. Qeveria dhe Parlamenti, sipas iniciatorëve, mjaftohet me masat që marrin vet koncernet. Kjo për ato nuk është e mjaftueshme. Për këtë duhet më shumë presion nga shoqëria civile.

Një risi paraqet fakti që Amnesty International, për her të parë, ofron mbështetje online për iniciativën. / ks

Foto: © Fahredin SPAHIJA