Përgatitjet e fundit për mbledhjen e tretë mes qeverive shqiptare

Mbledhja e tretë mes dy qeverive shqiptare, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, është në përgatitje e sipër.




Kryeministri Mustafa ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se janë duke u zhvilluar përgatitjet përfundimtare për mbajtjen e asaj mbledhjeje, në të cilën janë paraparë të nënshkruan një sërë marrëveshjes në fushat e funksionimit të shtetit, transmeton Koha.net.

«Për mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë janë duke u bërë përgatitjet finale. Në këtë mbledhje, përveç tjerash, është paraparë të nënshkruhen edhe një varg marrëveshjesh në fushën e ekonomisë, administratës publike, mjedisit, energjetikës dhe bashkëpunimit ndërkufitar», shkruan Mustafa në llogarinë e tij në «Facebook».

Mbledhja e parë mes dy qeverive është mbajtur në Prizren më 11 janar 2014, ndërsa e dyta është mbajtur më 23 mars 2015.