Perëndimi të ngrihet kundër makinerisë së rrenave të Putinit

Rrëzimi i aeroplanit MH17 provokoi një valë dezinofmratash të kalkuluara për të nxitur konfuzion në opinionin publik perëndimor

Foto: Denis Kornilov / Shutterstock.com

Po kthehesha nga Sidenj në Londër në qershor 2014 me «Malaysian Airlines». Gjithnjë e kam shprehi të shoh hartën e trajektores së fluturimit. Dhe kur pashë në ekran se harta tregonte se ishim mbi qytetin ukrainas Donjetsk, me vete thashë sa lartë duhet jemi dhe u shqetësova pak për shkak se poshtë nesh po zhvillohej luftë civile. Dhe pas dy javësh një aeroplan malajzian po fluturonte sipër të njëjtit vend kur ishte hedhur në ajër dhe pothuajse treqind pasagjerë – fëmijë, mjekë, familje holandeze, pasagjerë të rëndomtë – mbetën të vdekur në vend.

Kanë kaluar më shumë se dy vite prej atëherë dhe makineria e drejtësisë po funksionon jashtëzakonisht ngadalë. Së fundi është publikuar raporti me përfundimet për shkaqet e rrëzimi të aeroplanit pas punës së madhe të një ekipi ndërkombëtar prokurorësh. Dhe në raport u tha qartë se aeroplani ishte rrëzuar prej një rakete tokë-ajër që ishte shkrepur prej territorit të kontrolluar nga separatistët pro-rusë.

Këtë e kemi ditur të gjithë ende pa kaluar një ditë prej tragjedisë. Burime të ndryshme, përfshirë edhe uebfaqen e njohur «Bellingcat», që drejtohet prej blogerit britanik Eliot Higgnis, kishte nisur detyrën e përdorimit të hartave, postimeve të ndryshme nëpër rrjetet sociale dhe fotografitë e dëshmitarëve (në atë që në uebfaqe quhet «geolocation») me qëllim që të konfirmohej se një lansues tokë-ajër BUK rus ishte përdorur për rrëzimin. Madje kjo uebfaqe kishte shkuar edhe më larg, duke nxjerrë përfundimin se raketa i takonte Brigadës së 53-të kundërajrore dhe se ajo ishte prodhuar në Rusi. Kjo ishte punë e jashtëzakonshme dhe kjo nuk ishte e mundshme në kohën para internetit.

Autoritetet ruse prej fillimit janë treguar të vendosura që të mohonin përfundimin se ishin përgjegjës drejtpërdrejtë apo indirekt për vdekjen e 298 personave. Kështu ata kontestuan punën e «Bellingcat» dhe të tjerëve në terren, dhe është ky kontestim që ka rënësi të madhe për Perëndimin edhe ditën e sotme. Kjo për faktin se po luhet me fakte që janë qenësore në shoqëri demokratike moderne. Po shfaqet problemi – për të mos thënë kriza – e mosbesimit.

Në këtë instancë, autoritetet ruse kanë kontestuar drejtpërdrejt atë që versioni i «Bellingcat» e kishte vërtetuar. Një javë pas rrëzimi të aeroplanit, rusët mbajtën një konferencë për media duke ofruar fotografi të manipuluara satelitore që sugjeronin se një aeroplan ukrainas ishte gjatë asaj kohe në hapësirën e afërt ajrore. Ata ndryshuan rutën e supozuar të MH17, duke pretenduar se kishin të dhëna radarësh.

Ky ishte vetëm një aspekt i fushatës së dezinformatave të tyre. Njëhrësh mediat ruse (të drejtuara prej bensikëve ose njerëzve të angazhuar në biznes nga Putini) nisën emetimin e teorive të tyre ose ato të kryengritësve rusë. Njëra shkonte aq larg saqë pretendonte se aeroplani ishte mbushur me kufoma në Amsterdam dhe se ishte qëlluar si pretekst për luftë.

Pastaj nisi edhe fushata me një karakter vrasës që kishte filluar të emetohej në mediat ruse. Nëse më nuk mund t’i besojmë askujt, nëse gjithçka e shohim me dyshim, atëherë nuk do të kemi besim as në vetvete. Gjithçka, prej demokracisë, lirisë së shtypit, bindjeve për të drejta të njeriut nisin të bëhen vlera relative. Dhe kishte disa figura që mezi pritën të merrnin shtytje nga Rusia që të vlerësonin se asgjë nuk ishte siç dukej. Gazetari veteran australian, John Pilger shkroi në vjeshtën e atëhershme se nëse kishte dezinformatë, vinten nga Perëndimi. «Pas asnjë dëshmi të vetëm», shkruante ai, duke vënë syrin e tij sipas qejfit në teleskop, «SHBA-ja dhe aleatët e NATO-së dhe makineria e tyre e mediave» fajësojnë Rusinë, ndërkohë që Pilger ngulmonte se «burime të besueshme më kanë thënë se aeroplani mund të jetë rrëzuar prej regjimit ukrainas».

Dhe nuk ka dyshim se ai burim ishte nga Rusia. Një dokumentar i BBC-së për teoritë e ngritura për aeroplanin ka nxjerrë përfundimin se nuk kishte asnjë fluturake ukrainase në qiell në momentin e rrëzimit.

Ne e dimë se ka disa perëndimorë që preferojnë Putinin në vend të liderëve tanë të kontestuar. Dhe këtu mundohet të fitojë terren e majta e lëvizjes «Ndale luftën» dhe djathtistët Donald Trump e Marine Le Pen. Dhe njëra prej gjërave për të cilat pajtohen me Putinin është pretendimi se «mediat kryesore» janë të korruptuara në kundërshtimin e gjithçkaje që thonë. Kjo nuk është e vëtetë dhe duhet të luftohet.

Në qershorinn e sivjemë, agjencia ruse e lajmeve, «Russia Today» madje organizoi një konferencë të titulluar «Epoka e re e gazetarisë: Lamtumirë mediave klasike», në të cilën kishte ftuar më shumë se treqind gazetarë anembanë botës – por jo edhe ata të «Bellingcatit». Në mesin e atyre që iu drejtuan të pranishmëve ishte miku i madh i gazetarisë, Vladimir Putin, dhe (nëpërmjet lidhjes nga Ambasada e Ekuadorit në Londër) Julian Assange, që vendosi të sulmonte Hillary Clintonin. Në mesin e britanikëve të ftuar i pranishëm ishte një shkrimtar me emrin Neil Clark, që dikur shkruante për «Guardian» dhe që ishte shfaqur në «Russia Today» menjëherë pas rrëzimit të aeroplanit duke hedhur poshtë teorinë se Rusia kishte lidhje me të. Shumica e pjesëmarrësve dukej hapur se nuk e dinin se në çfarë terreni kishin shkelur.

«Russia Today» (ose RT) gjithashtu po rekomandonte mbulim «më objektiv» më 2011 nëpërmjet Jeremy Corbynit. Disa javë pas rrëzimit të aeroplanit MH17, Seumas Milne, që më vonë do të bëhej car i komunikimeve të saj, doli në RT («larg prej dhomës së lajmeve të mediave të rrymës kryesore») që ta fajësonte Perëndimi për çfarë kishte ndodhur në Ukrainë. Nuk ishte zënë në gojë katastrofa ajrore. Pse të përmendej aty?

Shumë vrojtues e kanë vërejtur se përdorimi i uebfaqeve të hakuara selektive, përfshirë atë që Assange ia kishte dhënë letrat elektronike të Konventës Kombëtare Demokrate nëpëmrjet rusëve, janë vetëm pjesë shtesë e mjegullimit të së vërtetës. Qëllimi i këtyre taktikave nuk është ofrimi i alternativës bindëse, por çorientimi. Nëse më nuk mund t’i besojmë askujt, nëse gjithçka është lëmsh, atëherë nuk mund t’i besojmë as vetes. Gjithçka relativizohet, përfshirë demokracinë, lirinë e shtypit dhe të drejtat tona të njeriut.

Mbase kjo është strategji, por mund edhe të mos jetë. Dhe mbase duke pasur parasysh edhe aftësinë tonë për vetëçirrje, nuk është e thënë që patjetër të jetë. Për muaj me radhë pas rrëzimit të MH17, më kanë thënë njerëzit në media sociale ose në uebfaqen tonë se nuk kishte dëshmi kundër Rusisë. Pikërisht kështu thoshin edhe për sulmin me armë kimike të Assadit një vit më parë. Ndjej njëfarë sigurie prej njerëzve të «Bellingcatit». Por në kohën e çmendurisë – kujt po i duhet Putini që të bëhemi memecë?