Për ty, e dashur

Foto: Shutterstock



Shkova në tregun e zogjve
Dhe bleva zogj
Për ty
e dashur
Shkova në tregun e luleve
Dhe bleva lule
Për ty
e dashur
Shkova në tregun e hekurishteve
Dhe bleva zinxhirë
Zinxhirë të rëndë
Për ty
e dashur
Dhe pastaj shkova në tregun e skllevërve
Dhe të kërkova ty
Po nuk të gjeta…

Përktheu: Dalan Shapllo