Për tre mijë euro kredi i mori ryshfet 500, përfundon në arrest

Policia e Kosovës në raportin e sotshëm bën të ditur se një person është arrestuar në Gjilan, për mitmarrje.

Dje, më13 qershor, në Gjilan është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar, mashkull K/shqiptar, analist në një bankë, transmeton Koha.net. Ai vite më parë (17.10.2011) në Gjilan, duke keqpërdorur pozitën e tij zyrtare kishte arritur që një klienti mashkull, K/shqiptar, t’i sigurojë të marrë një kredi në shumë prej 3000 euro, duke i marrë ryshfet një shumë prej 500 eurosh.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thekson raporti.