Për shkak të skandalit me shpenzime, dorëhiqet guvernatori i Tokyos

Guvernatori i Tokyos ka vendosur të japë dorëheqje për shkak të një skandali të shpenzimeve, raportojnë mediet japoneze.

Yoichi Masuzoe është përballur me kritika të ashpra rreth dyshimeve se ai ka përdorur fonde zyrtare për të paguar për pushime, art dhe libra për fëmijët e tij, transmeton ARTA TV.

Skandali, që kërcënon ta turpërojë qytetin ku do të zhvillohet Olimpiada e vitit 2020, ka ndodhur para zgjedhjeve për Dhomën e Lartë të Parlamentit japonez.

Masuzoe, i cili i fitoi zgjedhjet duke premtuar një administratë pa skandale, e ka mohuar se e ka shkelur ligjin, por ka pranuar se ka pasur lapsuse etike për shkak të shpenzimeve nga ana e tij.