Për shkak të punimeve nga 14 -19 tetor disa lokalitete të Gjakovës mbesin pa rrymë

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV NS Kosova B-NS Tirana 2, nga data 14 deri me 19 tetor 2015, nga ora 08:00 deri në 11:00 si dhe nga ora 13:00 deri në ora 16:00, do të shkyçen linjat LP 0.4 kV Dobrosh (Gjakovë), LP 0.4 kV Nivokaz (Gjakovë) dhe LP 10 kV Mulliq-Batushë (Gjakovë), transmeton Koha.net.




Shkyçja bëhet për të mundësuar shtrirjen e përçuesve në linjën 400kV Kosovë-Shqipëri.

Gjatë kohës institucionet/qytetarët që furnizohen nga këto linja do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashihet 1 MW).