Për shkak të kuorumit dështon mbledhja e Kuvendit Komunal të Prishtinës

Ka dështuar mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës për shkak të mungesës së kuorumit.




Prezent në këtë mbledhje kanë qenë vetëm 21 asambleistë, raporton KTV.

Në këtë mbledhje ishin 2 pika në rend të ditës që kanë të bëjnë me ndarjen e parcelës për Ambasadën e Shqipërisë. Ndërsa prezent nuk ishin asambleistët e LDK-së dhe PDK-së.