Për më shumë profesorë zviceranë




Duhet përkrahur telentët e rinjë, me qëllim që përsëri të ketë më shumë profesorë zviceranë, shkruan Tages Anzeiger (TA).

Pothuajese gjysma e profesorëve në Zvicër vijnë nga jashtë, thekson media. Në 2013-tën kuota e tyre shkonte në 49 për qind. Shkak për ta shqyqtuar më imët këtë çështje u bënë shifrat e Entit Federal të Statistikave dhe problemet rreth trashëgimisë së profesorit të mediave në Universitetin e Cyrihut – Heinz Bonfadelli. TA citon një rezolutë të Shoqërisë së Shkencave të Mediave dhe Komunikimit, ku kritikohen perspektivat e këqija për një karrierë akademike në shkollat e larta zvicerane.

«Nuk na intereson pasaporta, për ne është me rëndësi që studiuesit dhe docentët t’i njohin specifikat e sektorit zvicerian të mediave dhe të jenë të interesuar për të», e citon TA zv. shefin e Shoqërisë së Mediave, pas debateve që kishte zgjuar fakti që për zëvendësimin e profesor Bonfadellit, në intervista ishin ftuar vetëm gjermanë. Kjo për TA domethënë, në përzgjedhjen e kuadrove duhet konsideruar në mënyrë adekuate potenciali vendor.

Tani me rastin e përzgjedhjes së zëvendësuesit të Bonfadellit, një proces i cili ishte pezulluar njëherë, po ndizen përsëri gjakërat. Dilema e udhëheqjes së universitetit është: një amerikan apo një zviceran? Çka është më e rëndësishme: Ligjërim shumëvjeçar dhe studim me fokus mediat zvicerane, apo instituti të orientohet më fort ndërkombëtarisht? Ky është dallimi që i karakterizon landidaturat në garë. Në njërën anë është Eszter Hargittai nga Northwestern University në Evanston, e cila është e njohur ndërkombëtarisht për një sërë publikimesh në anglisht, por që nuk i plotëson të gjitha ktiteret, sepse «kandidatët duhet të dëshmojnë lidhje me Zvicrën në studim dhe ligjërim». Në anën tjetër është konkurenti i saj zviceran Thomas Friemel, profesor i mediave dhe komunikimit në Universitetin e Bremenit, i cili si ish asistent i Bonfadellit e njeh në mënyrë shkëlqyer sistemin e këtushëm të mediave. Tani, sqaron TA, konform kërkesave të Shoqërisë së Mediave ndaj Konfederatës, kantoneve dhe shkollave të larta, ia vlenë të shqyrtohen jo vetëm kualifikimet dhe dijet mbi mediat zvicerane, por edhe shembulli që jipet për të rinjtë që shkollohen në Zvicër.

Shoqëria e Mediave kërkon definitivisht përmirësimin e kushteve të angazhimit për doktorantët dhe asistentët e lartë. Doktorantëve momentalisht iu duhet të marrin për sipër shumë ligjërata dhe punë administrative, konstaton ajo. Atyre iu ngelet shumë pak kohë për ta avansuar disertacionin e tyre. Përveç kësaj, shanset e punësimit janë skajshmërisht të pasigurta, çka e bën jointeresante një karrierë akademike. Sipas kryetarit të Shoqërisë, doktorantëve dhe asistentëve të lartë u duhet dhënë më shumë kohë për studim dhe duhen paguar më mirë. Normalisht, ata sot angazhohen me një pensum prej 50-60 për qind, por punojnë më shumë se 100 për qind. Kështu doktoratura zhvillohet në një kohë të papaguar. Sipas tij, në të ardhmen, orari i punës duhet t’i përshtatet shkallës së angazhimit. Konkluzioni: Rritja e numrit të doktorantëve, postdoktorantëve dhe profesorëve nuk është realiste pa stimuj. ksDuhet përkrahur telentët e rinjë, me qëllim që përsëri të ketë më shumë profesorë zviceranë, shkruan Tages Anzeiger (TA).

Pothuajese gjysma e profesorëve në Zvicër vijnë nga jashtë, thekson media. Në 2013-tën kuota e tyre shkonte në 49 për qind. Shkak për ta shqyqtuar më imët këtë çështje u bënë shifrat e Entit Federal të Statistikave dhe problemet rreth trashëgimisë së profesorit të mediave në Universitetin e Cyrihut – Heinz Bonfadelli. TA citon një rezolutë të Shoqërisë së Shkencave të Mediave dhe Komunikimit, ku kritikohen perspektivat e këqija për një karrierë akademike në shkollat e larta zvicerane.

«Nuk na intereson pasaporta, për ne është me rëndësi që studiuesit dhe docentët t’i njohin specifikat e sektorit zvicerian të mediave dhe të jenë të interesuar për të», e citon TA zv. shefin e Shoqërisë së Mediave, pas debateve që kishte zgjuar fakti që për zëvendësimin e profesor Bonfadellit, në intervista ishin ftuar vetëm gjermanë. Kjo për TA domethënë, në përzgjedhjen e kuadrove duhet konsideruar në mënyrë adekuate potenciali vendor.

Tani me rastin e përzgjedhjes së zëvendësuesit të Bonfadellit, një proces i cili ishte pezulluar njëherë, po ndizen përsëri gjakërat. Dilema e udhëheqjes së universitetit është: një amerikan apo një zviceran? Çka është më e rëndësishme: Ligjërim shumëvjeçar dhe studim me fokus mediat zvicerane, apo instituti të orientohet më fort ndërkombëtarisht? Ky është dallimi që i karakterizon landidaturat në garë. Në njërën anë është Eszter Hargittai nga Northwestern University në Evanston, e cila është e njohur ndërkombëtarisht për një sërë publikimesh në anglisht, por që nuk i plotëson të gjitha ktiteret, sepse «kandidatët duhet të dëshmojnë lidhje me Zvicrën në studim dhe ligjërim». Në anën tjetër është konkurenti i saj zviceran Thomas Friemel, profesor i mediave dhe komunikimit në Universitetin e Bremenit, i cili si ish asistent i Bonfadellit e njeh në mënyrë shkëlqyer sistemin e këtushëm të mediave. Tani, sqaron TA, konform kërkesave të Shoqërisë së Mediave ndaj Konfederatës, kantoneve dhe shkollave të larta, ia vlenë të shqyrtohen jo vetëm kualifikimet dhe dijet mbi mediat zvicerane, por edhe shembulli që jipet për të rinjtë që shkollohen në Zvicër.

Shoqëria e Mediave kërkon definitivisht përmirësimin e kushteve të angazhimit për doktorantët dhe asistentët e lartë. Doktorantëve momentalisht iu duhet të marrin për sipër shumë ligjërata dhe punë administrative, konstaton ajo. Atyre iu ngelet shumë pak kohë për ta avansuar disertacionin e tyre. Përveç kësaj, shanset e punësimit janë skajshmërisht të pasigurta, çka e bën jointeresante një karrierë akademike. Sipas kryetarit të Shoqërisë, doktorantëve dhe asistentëve të lartë u duhet dhënë më shumë kohë për studim dhe duhen paguar më mirë. Normalisht, ata sot angazhohen me një pensum prej 50-60 për qind, por punojnë më shumë se 100 për qind. Kështu doktoratura zhvillohet në një kohë të papaguar. Sipas tij, në të ardhmen, orari i punës duhet t’i përshtatet shkallës së angazhimit. Konkluzioni: Rritja e numrit të doktorantëve, postdoktorantëve dhe profesorëve nuk është realiste pa stimuj. ks