Për masën

Foto ilustruese: Shutterstock



Më bëhet se e kam kuptuar kohën time

E kjo nuk ishte punë e lehtë dhe e thjeshtë

(as e gëzueshme)

Dhe kërkonte shumë rreshta këtu dhe atje:

Nëpër letra nëpër mure nëpër fytyra nëpër largësi

Nëpër vetveten dhe nëpër bashkëkohësit

Nëpër sot dhe nëpër dje nëpër diçka drejt së cilës duhej shkuar

Derisa nuk e ndjeva masën e vërtetë me të cilën mund të matet

E tërë kjo: mbajtja e nofullës në dorë, marshimi, parulla

Forma e shtëpisë, kapela, kryengritjet dhe dëgjesat dhe atë trajtën e botës

Që nuk është e imët as e huaj as e drejta e askujt

Madje as e njeriut

Masën me të cilën mund të shpëtohet (e ç`është ajo që do shpëtuar?)

Paj u përpoqa t`i them të gjith ato që ishin të nevojshme

 

Përktheu: Abdullah Konushevci